Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

Kryesore

Publikuar: 11/07/2026

Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili humbi me 60 mijë vota përballë Veliajt për Tiranën, ka vendosur të ndryshojë lok duke sfiduar hapur dy mjekërat e famshme të opozitës, Çim Pekën dhe Alfred Lelën. Pas mbjelljes së flokëve kur u izolua pas humbjes për Tiranën, Këlliçi ka vendosur të lërë mjekrën, ndoshta në perspektivë për t’a zgjatur sa mjekrën e Çim Pekës dhe Fred Lelës, kryezëdhënësit të Berishës.

Ky detaji në lok-un e ri të Këlliçit nuk i ka shpëtuar gazetarit Bledi Mane. “DO DAL EDHE UNË NË PROTESTË/ Belind Këlliçi ka lënë mjekër duke shkatërruar kështu bukurinë e tij organike. Hiq mjekrën Belind kthehu në origjinalitet ose çdo ditë ora 7 mua më gjen në bulevard me Mit’hat Havarin dhe me Ikballe Hadutin!“, shkruan Mane.

Për Alfred Lelën mjekra e Këlliçit është një sfidë e dysfishtë. Dora lobuese e Këlliçit konsiderohet vendimtare në humbjen e Lelës për t’u zgjedhur anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Kryesia e PD tashmë dominohet nga i ashtuquajturi grupi i Belo Këlliçit. Tashmë beteja e nëndheshme po bëhet për nënkryetarër dhe sekretarin e përgjithshëm.