Mesazhet / Planet për rrethimin e koncertit të Kanye West me dronë, protrestues dhe dubluar me këngë patriotike, strategji e re për review-t false

Aktualitet

Publikuar: 11/07/2026

Mesazhet / Planet për rrethimin e koncertit të Kanye West me dronë, protrestues dhe dubluar me këngë patriotike, strategji e re për review-t false

Sabotimi i koncertit të Kanye West dhe fushata me review-t negative ndaj bizneseve, mbeten dy objektivat kryesore të revolucionarëve të flamingove pas pothuajse shuarjes së protestës në bulevard për rrëzimin e qeverisë Rama. Në komunikimet mes organizatorëve në grupet në telegram, planifikohet marshimi i protestuesve drejt koncertit, me sa duket për të krijuar përplasje, por ndoshta edhe dublim me këngë patriotike.

Gjithashtu planifikohet edhe ngritja e një droni mbi koncertin e Kanye West me mbishkrim në gjuhën angleze. Propozohet gjithashu që rreth 100 vetë të afrohen te perimetri i sigurisë dhe të këndojnë këngën ‘Për mëmëdhenë’. Ka një propozim edhe për të fikur dritat e koncertit. Këto plane vijnë pas dështimit të skenarit për t’a kthyer koncertin në një protestë kundër Edi Ramës.

Më tej diskutimet mes organizatorëve të protestës, tashmë të kthyer në të dëshpëruar dhe keqbërës, fokusohen tek fushata e review-ve negative ndaj bizneseve që konsiderohen pranë qeverisë. Sipas tyre review false do hiqen, por e rëndësishme është se qeveria dhe bizneset janë mërzitur.

Grupi i të dëshpëruarave për të bërë keq diskuton edhe për hetimet e njoftuara nga Policia e Shtetit për review-t negative false ndaj biznesit, për veprat penale për “manipulim tregu” dhe “falsifikim kompjuterik”. Disa nga anëtarët e grupit janë alarmuar, por megjithatë vijojnë t’i japin zemër vetes dhe të gjejnë justufikim për review-t negative false, duke thënë se review është reale, pasi vlerësuesi ka qenë te hoteli apo restoranti, vetëm se ka qenë para dy vitesh dhe tani iu është kujtuar shërbimi jo i mirë.

Ata diskutojnë edhe për teknikalitete për të mundësuar aktivitetin e paligjshëm për dëmtimin e bizneseve. Propozohet që review-t negative ndaj bizneseve të bëhen nga pak dhe çdo ditë, pasi ndryshe ato mumd të hiqen nga google si jo reale.