Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

Politikë

Publikuar: 10/07/2026

Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara: nga një revolver të personalizuar me emrin e secilit prej tyre.

Mes atyre që morën dhuratën ishte edhe kryeministri Edi Rama. A2CNN mëson se revolveri i dhuruar nga Presidenti Erdogan do të vendoset në muzeun e dhuratave që ndodhet në Kryeministri.

Bëhet fjalë për revolverin e prodhimit turk Sarsılmaz SR 38, një armë me tambur me kapacitet gjashtë fishekë, e aftë të përdorë municion 357 Magnum dhe 38 Special.

Revolveri ka mekanizëm me veprim të dyfishtë dhe është ndërtuar prej çeliku të farkëtuar.