Berisha: Rama i tmerruar nga protestat! Me “policimin” dixhital po veprojnë si Ajatollahët

Politikë

Publikuar: 10/07/2026

Berisha: Rama i tmerruar nga protestat! Me “policimin” dixhital po veprojnë si Ajatollahët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hetimin që ka nisur Policia e Shtetit ndaj një “fushate” online kundër bizneseve të afërta me qeverinë, duke vënë nën verifikim mbi 10 mijë profile false.

Në një deklaratë, Berisha theksoi se hetimi është urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se është i tmerruar nga protesta masive që vijon prej më shumë se një muaji në shesh.

“I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama urdhëroi së fundmi narkopolicinë e tij dhe shërbimin informativ të policojnë veprimtarinë digjitale dhe rrjetet sociale të protestuesve, në fakt të mbarë qytetarëve.”, deklaroi Berisha.

Berisha thotë se PD e konsideron si të pacenueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe opinionin e tij në rrjetet sociale për çdo gjë dhe për cilindo.

Sipas tij, kjo fushatë gjasme kundër përshtypjeve negative është organizuar nga “narkoinstitucionet” dhe “patronazhistët” për të sulmuar pjesëmarrësit e protestës.