Bizmeni kontrovers Nadir Çausholli, me precedentë penalë dhe disa dosje të hapura penale për vjedhje dhe skema mashtrimi me ilaçe, ka kanosur paraditen e sotme biznesmenin M. L., para Sky Towr në Tiranë. Krahas kërcënimeve me jetë dhe përbetimeve se do t’a heqë qafet Çausholli ka tentuar edhe të sulmojë fizikisht biznesmenin pas mosmarrëveshjeve për vendosjen e një pike karikimi për taksitë e Çaushollit.
(Çausholli duke sulmuar biznesmenin M. L)
Veprimet Çausholli i ka kryer në prani të disa punonjësve të policisë. Biznesmeni kontrovers ka kundërshtuar punonjësit e policisë që t’a shoqëronin në komisariatin nr. 2. Janë dashur përforcime dhe një urdhër nga lart që policia të zbatonte ligjin, duke e shoqëruar me forcë. Ndërkaq, biznesmeni M. L., ka bërë një kallëzim ndaj Çaushollit për kanosje, ndërtim pa leje dhe shkatërrim prone publike.

(Çausholli duke sulmuar biznesmenin)
Mund të lexoni;