Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

Aktualitet

Publikuar: 06/07/2026

Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ironik, duke krahasuar pjesëmarrjen në protestën qytetare me numrin e qytetarëve të mbledhur në Fan Zone të Botërorit në sheshin “Skënderbej”.

Në postimin e tij, Rama publikoi një foto të përbërë nga dy pamje ajrore: në pjesën e sipërme shihet Fan Zone e mbushur me qytetarë që ndjekin ndeshjet e Botërorit, ndërsa në pjesën e poshtme protesta e organizuar në kryeqytet.

Me këtë krahasim, kreu i qeverisë lë të kuptohet se në aktivitetin festiv kishte më shumë pjesëmarrës sesa në tubimin protestues.

Krahas fotove, Rama shkruan:

“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit??

????Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit.

Postimi është interpretuar si një ironi e drejtpërdrejtë ndaj protestës, duke vënë në kontrast atmosferën festive në sheshin “Skënderbej” me pjesëmarrjen në tubimin qytetar.

Screenshot