Berisha uron bashkëshorten për ditëlindje: Sot kemi festën e festave të familjes, ditëlindjen e Lilit

Aktualitet

Publikuar: 05/07/2026

Berisha uron bashkëshorten për ditëlindje: Sot kemi festën e festave të familjes, ditëlindjen e Lilit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar bashkëshorten e tij Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i selisë blu bëri të ditur se kjo datë përkon jo vetëm me ditëlindjen e Lilit siç e thërret ai, por edhe me përvjetorin e fejesës dhe martesës së tyre.

“Sot kemi festën e festave të familjes, ditëlindjen e Lilit, ditën e fejesës dhe martesës tonë! Gëzuar Lili! Edhe shumë e shumë vite së bashku. Gëzuar!” shkruan Berisha në urimin e tij.

Mesazhi i kryedemokratit është pasuar nga urime të shumta të mbështetësve dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale.