Gjatë fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, një prej protestueseve ka sulmuar publikisht artistët dhe figurat e njohura që, sipas saj, kanë zgjedhur të heshtin për zhvillimet e fundit.
Ajo përmendi edhe reperin Noizy, duke thënë se qytetarët nuk duhet të shohin “VIP-at që fshihen”, ndërsa e akuzoi artistin se nuk interesohet për protestën pasi, sipas saj, “është i mbajtur nga shteti”.
“Në Milano vijnë e bëjnë koncerte nga 20 mijë euro, kurse këtu rrinë si p***ra për të marrë 1 mijë euro për një koncert”, u shpreh protestuesja nga podiumi, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj artistëve.
Deklarata u bë gjatë protestës së radhës në Tiranë, ku përveç thirrjeve kundër qeverisë, nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj personazheve publikë që nuk janë pozicionuar hapur në mbështetje të protestës.