Drejtuesi i PD-së për Gjermaninë në podiumin e protestës që thotë se refuzon partitë politike

Aktualitet

Publikuar: 05/07/2026

Drejtuesi i PD-së për Gjermaninë në podiumin e protestës që thotë se refuzon partitë politike

Protesta që prej javësh është paraqitur si lëvizje qytetare, e cila pretendon se refuzon kategorikisht të gjitha partitë politike, po përballet gjithnjë e më shumë me praninë e figurave të lidhura me Partinë Demokratike.

Në protestën e fundit ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim edhe Petrit Tafaj, drejtues i strukturave të PD-së për Gjermaninë. Prania e tij në podium shton pikëpyetjet mbi raportin mes protestës dhe opozitës zyrtare, sidomos në një kohë kur vetë protestuesit kanë përsëritur shpesh thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ironia është se një protestë që nisi duke refuzuar klasën e vjetër politike por edhe partitë e reja, po sheh gjithnjë e më shumë figura të PD-së që marrin mikrofonin, flasin në emër të saj dhe përpiqen të orientohen si pjesë e drejtimit të saj politik.

Kjo prani e shtuar e përfaqësuesve demokratë rrezikon të ushqejë perceptimin se protesta po largohet nga karakteri i saj qytetar dhe po afrohet drejt kapjes nga strukturat e opozitës zyrtare.