Video / Protestues të importuar nga Afrika për të rrëzuar Ramën, shqiptarët braktisin protestën e 4 korrikut, ja arsyet

Aktualitet

Publikuar: 04/07/2026

Video / Protestues të importuar nga Afrika për të rrëzuar Ramën, shqiptarët braktisin protestën e 4 korrikut, ja arsyet

Sot po mbahet dita e 35-të e protestës në Tiranë. Protestuesit janë mbledhur si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë fjalën disa prej tyre. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa në duar mbajnë pankarta të ndryshme si: “Mjaft më!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, etj.

Nga pamjet me dron, pjesëmarrja në protestën e sotme duket modeste, edhe pse ishte paralajmëruar si më e madhja për shkak të ardhjes së shqiptarëve të Diasporës. Duke parashikuar rënien e pjesëmarrëve shqiptarë, organizatorët duket se janë kujdesur për të importuar ‘protestues’ nga Afrika. Përpos iranianë dhe rusë, në protestën e sotme janë parë edhe afrikanë.

Disa ditë më parë, në protestë u shfaq edhe një turist anglez i dehur, madje foli edhe tek milrofoni. Pamjet tregojnë se shqiptarët brenda dhe jashtë vendit kanë braktisur masivisht protestën e 4 korrikut. Arsyet besohet se janë disa. Së pari, 4 korriku është dita e Pavarësisë së SHBA-ve dhe caktimi i kësaj date për një protestë mbarëkombëtare është perceptuar si një mesazh kundër SHBA.

Së dyti, me rënien e numrit të pjesëmarrësve, protesta në javën e pestë ka degraduar në akte dhune dhe gjuhë urrejtje. Pre e akteve të dhunës kanë rënë edhe gazetarët.

Së treti, shumë figura publike që kanë mbështetur protestën javët e para, ditët e fundit kanë nisur të fistancohen prublikisht.

Së katërti, mes organizatorëve të protestës ka pasur përplasje për protagonizëm, mesazhet dhe aspekte të organizimit.

Së pesti, protesta nuk ka mbështetje ndërkombëtare. Duke përjashtuar ndonjë eurodeputet shëtitës, ndërkombëtarët kanë mbajtur një qëndrim shpërfillës, madje Ambasada e SHBA pas 30 ditëve ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për akte dhune.

Së gjashti, protesta është kapur dhe privatizuar tashmë nga Sali Berisha përmes përfaqësuesve të tij.

Së shtati, disa platforma dhe manisfeste për ngritjen e Kuvendit Kombëtar Qytetar janë parë si sheqetësuese dhe të rrezikshme.