Emigranti nga italia: Të bllokojmë të gjithë institucionet dhe të mos i lejojmë të hyjnë në to

Aktualitet

Publikuar: 04/07/2026

Emigranti nga italia: Të bllokojmë të gjithë institucionet dhe të mos i lejojmë të hyjnë në to


Një emigrant në Itali i bëri thirrje diasporës që të qëndrojë çdo ditë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Teksa mori fjalën në protestë, ai deklaroi se klasa politike largohet nëse bllokojnë institucionet duke mos i lejuar që të hyjnë në to. Ai deklaroi se klasa politike nuk ka punuar për interesat e vendit por vetëm për të tyret.

Unë si djalë i diasporës i bëj thirrje të gjithë diasporës që jo te vijë vetëm të shtunën këtu por të rrimë nga e hëna deri të shtunën që ta përzëmë. Të shkojë në shtëpi.

Nuk ikën Rama me lule, as Berisha. Të bllokojmë të gjithë institucionet dhe të mos t’i lejojmë që të hyjnë në to.

Ata dhe institucionet bëjnë vetë pazaret e tyre dhe nuk kanë menduar kurrë për Shqipërinë. Rama jepe dorëheqjen”, tha emigranti në Itali.