Deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali, ka reaguar pas fjalës së mbajtur nga Paulin Luli në protestë, duke publikuar një video ku sjell në vëmendje të kaluarën e tij politike dhe institucionale.
Në videon e publikuar, Bilali tregon se Luli ka qenë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, ndërsa më pas ka mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit.
Bilali i kujton gjithashtu se Luli ka qenë Drejtor i Rezervave të Shtetit deri në vitin 2020, kur ka kërkuar dorëhqjen nga ky institucion.
Reagimi i Bilalit vjen në kontekstin e protestave të ditëve të fundit, ku përfaqësues të mazhorancës kanë akuzuar disa prej folësve dhe pjesëmarrësve se nuk janë qytetarë të thjeshtë të distancuar nga politika, por persona me histori të mëparshme angazhimi partiak apo instit
VIDEO