Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

Aktualitet

Publikuar: 01/07/2026

Arrestohet Roland Sula, personi që goditi  gazetarin Ilir Demalia

Policia e Tiranës ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar disa minuta më parë personin që goditi paraditen e sotme gazetarin dhe analistit, Ilir Demalia. Dhunuesi i prangosur është Roland Rahim Sula. Bashkë me Sulën, policia ka arrestuar edhe një bashkëpunëtor të tij.

(Dy dhunuesit)

Analisti dhe gazetari Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij. Në fotot e publikuara në media, dallohet se dëmtimet që i janë shkaktuar Demalisë janë të dukshme në pjesën e fytyrës.

Vetë Demalia pretendon se sulmi nuk ka të bëjë me motive politike apo të profesionit. Në kallëzimin që ka depozituar në polici, ai u shpreh se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.

Dhunimi i Demaliaj ka shkaktuar shqetësim për sjellje linçuese ndaj gazetarëve dhe medias, ndërsa kërkohet identifikimi dhe vendosja para përgjegjësisë e të gjithë personave të përfshirë.