Nga Adriatik Doçi
Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin. Mbetjet e revolucionit nga rrufjanët e OJQ-ve, trefletëshit, psikotikët tek milionerët e opozitës
Një meritë që duhet t’i njohim protestës në shuarje kundër qeverisë Rama, tashmë e privatizuar nga SHQUP-i, përpos të tjerave, është edhe përbashkimi i dromcave shoqërore në bulevard, rreth një kauze fillimisht mjedisore, por që shumë shpejt ndryshoi narrativë, duke përfunduar në manifeste psikotike, parahistorike dhe groteske. Këtu i referohem manifestit të Dritan Goxhajt, bazuar në dy shtylla (plumb dhe short) dhe platfomës së Përparim Gjekës, i cili ka nisur të konstituojë kuvende dhe qeveri imagjinare me telefon.
Si fillim dua të diferencoj me respekt dhe vlerësim mijëra qytetarë të revoltuar me të drejtë pas 13 vite qeverisje për pensionet e ulëta deri në qesharake në raport me koston e jetesës, kapjen e sektorit të shëndetësisë nga një oligark, ndotjen alarmante në Tiranë, krimet masive mjedisore, rrugët sikur i kanë ngrënë qentë, mungesën e pjeshme të ujit, kompromentimin e sigurisë udhqimore etj. Një pushtet i përgjegjshëm e lexon dhe reflekton pas këtij mesazhi, jo me propagandë dhe algoritëm, por me veprime konkrete, serioze dhe me impakt.
Nga ana tjetër, kurrë më parë, një i ashtuquajtur revulucion nuk ka bashkuar një larmi rrëkesh llumnaje se sa ky i flamingove. Teksa protesta ka ardhur duke zbehur pas infliltrimit të PD-së, zbehje e cila po reflektohet me nervozizëm dhe akte dhune, në pah kanë dalë rrufjanët e OJF-ve, të cilët thithin dhe avullojnë miliina euro donacione çdo vit me raporte fiktive, milionerë të opozitës si Gjin Gjoni apo Agron Shehaj dhe personazhe që janë pronarët më të mëdhenj të tokave nga Gjiri i Lalzit në Ksamil.