‘Qan’ për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro, bosi i call centrave largon fitimet jashtë vendit, i dyshuar për pastrim parash dhe skema mashtrimi

Aktualitet

Publikuar: 29/06/2026

‘Qan’ për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro, bosi i call centrave largon fitimet jashtë vendit, i dyshuar për pastrim parash dhe skema mashtrimi

Protestës kundër klasës politike i janë bashkuar edhe krerët e partive të vogla, ndonëse fryma e protestës është edhe për largimin e tyre, si cifla dhe bishta të dy partive të mëdha. Më aktiv, me sa duket për të përfituar nga protesta, shfaqet Agron Shehaj, bosi i call centrave, i cili ‘qan’ çdo natë në bulevard për hallet e qytetarëve.

I akuzuar nga ministri i Financave, Petrit Malaj për transferim fitimesh jashtë vendit, Agron Shehaj posedon një pasuri të frikshme me vlerë dhjetëra milionë euro, ku paga vjetore e tij si deputet duket si bakshish. Shehaj është akuzuar se bleu tek Lulzim Basha mandatin e deputetit, ndërsa dyshohet se blen edhe hapësirat televizive.

Shehaj po verifikohet nga disa institucione ligjzbatuese si i dyshuar për skema mashtrimi, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me taksat etj. Më poshtë kemi renditur vetëm një pjesë së pasurisë së deklaruar nga Agron Shehajt.

Pasuria e Agron Shehajt

-Apartament dhe 4 parkime në Milano, 6.6 milionë euro (2020).

-Apartament në Milano, 1.9 milionë euro (2017).

-Apartament në Bolzano, Itali, 1.3 milionë mijë euro (2020).

-Ndërtesë dhe truall në Itali, 2.9 milionë euro (2019).

-Apartament në Tiranë, plus 3 parkingje, 729 mijë euro (2019).

-Apartament në Tiranë, 125 mijë euro (2009).

-Ndërtesë dhe truall në Itali, 1.1 milionë euro (2020).

-Apartament me dy vendparkime në Milano, 2.4 milionë euro (2020).

-Apartament në Itali, 950 mijë euro (2023).

-Shitur apartament në Itali, 2.1 milionë euro (2023).

Shitur apartament, 2.2 milionë euro (2024).

-Pagat në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 2.4 milionë euro.

-Dividendët në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 1.2 milionë euro.

-Aksione në kompaninë “Sestante Holding” Srl, me kapital 10 mijë euro.

-Dividendët në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 1.2 milionë euro.

-Shitja e kuotave të shoqërive ‘Intercom Data Service’ Sh.p.k, “Alpine Invest” Srl, “Lokal Web” Srl,“Scelta Chiara” S.r.l, “Homepal a better place” S.r.l, “IDS Italia” Srl, “Spazio Agenti” S.r.l, në vlerën e paguar prej 2.2 milionë euro.

-Të drejta në shoqërinë “Prime Capital”, 150 mijë euro.

-Të drejta në shoqërinë “Sestante Holding” Srl, 7. 3 milionë euro.

-Llogari bankare, 242 mijë euro (2021)

-Bashkëshortja Enida Shehaj, llogari bankare, 62 mijë euro (2021)

-Të ardhura 240 mijë euro nga shlyerja e pjesshme e huasë nga një shoqëri.

-Të ardhura 2.5 milionë euro (dividend, hua etj).

-Enida Shehaj, 10 mijë euro nga puna pranë “IDS Italia” Srl.

-Të ardhura 390 mijë euro nga investimet financiare.

-Detyrim 3.5 milionë euro sipas kontratës së shitjes së pasurisë (2020).

-Detyrim 1.4 milionë euro sipas kontratës së shitjes së pasurisë (2020).

-Aksione, Beta Sestante Srl, 10 mijë euro (2022).

-Aksione Alpha Sestante Srl, 10 mijë euro (2022).

Aksione, Alkemy Spa, 115 mijë euro (2022), shitur 1 milionë euro në 2024.

-Huadhënie 2 milionë euro (2022).

-Huadhënie 1 milionë euro (2022).

-Të ardhura në 2022, 93 mijë euro, 73 mijë euro dhe 1 milionë euro.

-Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 2 milionë euro (2022).

-Huadhënie 4 milionë euro (2023).

-Huadhënie 1.3 milionë euro (2023).

-Huadhënie 540 mijë euro (2023).

-Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve, 2.1 milionë euro (2023)

-Të ardhura 470 mijë euro (2023).

-Huadhënie 1.5 milionë euro (2024).

-Huadhënie 250 mijë euro (2024).

-Huadhënie 1.2 milionë euro (2024).

-Huadhënie 440 mijë euro (2024).

Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 1.2 milionë euro (2024).

Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 440 mijë euro (2024).

Të ardhura të tjera, 124 mijë euro (2024).

Të ardhura të tjera, 345 mijë euro (2024).

Të ardhura të tjera, 325 mijë euro (2024).

Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve, 100 mijë euro (2024).

Tërheqje dividenti, 100 mijë euro (2024).

Paga si deputet, 25 mijë euro (2024) etj.