Video / Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr (mallkime dhe nxitje urrejte)

Aktualitet

Publikuar: 28/06/2026

Video / Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr (mallkime dhe nxitje urrejte)

Imami i Xhamisë së Urës së Beshirit në Vaqarr, Abedin Musallari, i njohur edhe si Rushit Musallari, ka vendosur të fusë ‘Revolucionin e Flamingove’ në xhami, duke devijuar dhe veshur ligjërimin fetar (gjatë hytbes) me propagandë kundër qeverisë dhe në mbështetje të ‘flamingove të bulevardit’. I njohur për qëndrime radikale dhe ndoshta shqetësuese, hoxha me dy emra shfaqet në një video duke bërë thirrje me karakter politik kundër institucioneve shqiptare, teksa thotë se atdheu është në duart e njerëzve të gabuar, ku sipas tij duhet kthyer në rrugën e drejtë.

Përdorimi i pozitës fetare dhe xhamisë për çështje politike reflektohen edhe në qëndrimet e tij në rrjetin sociale Facebook. Abedin Musallari allias Rushit Musallari shkruan se të protestosh (për rrëzimin e qeverisë Rama) është detyrë, duke pretenduar se ai që nuk proteston do shkojë në ferr.

Në një postim të vitit 2022, Abedin Musallari allias Rushit Musallari akuzon Partinë Socialiste në pushtet edhe për tërmetet dhe thatësirën e tejzgjatur. Në një qëndrim tjetër radikal, hoxha propozon që pensionistëve t’u ndalohet e drejta për të votuar me pretendimin se janë pionerë të komunizmit. Me një gjuhë urrejtje, hoxha pretendon gjithashtu se Shqipëria është pushtuar nga Partia Socialiste.

Në disa postime të tjera në Facebook, imami i Xhamisë së Urës së Beshirit në Vaqarr, Abedin Musallari flet për tradhti ndaj atdheut, një gjuhë e ngjashme me atë të Dritan Goxhajt, i cili ka folur për vrasje të liderëve politikë, si dhe të Ikballe Huduti Berisha, e shpallur non grata disa ditë më parë. Hoxha me dy emra nuk kursehet as sa i takon mallkimeve, ndërsa nuk dihet nëse veprimtaria e tij është monitoruar nga SHISH dhe organet e tjera ligjzbatuese.