Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Aktualitet

Publikuar: 28/06/2026

Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Këtë mëngjes të diele, kryeministri Rama ka postuar sërish pamje nga Banjat e Bënjës në Përmet duke e quajtur “pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike.”

Pamjet përfshijnë vizitorë që shfrytëzojnë vaskat e mbushura me ujë, çiklistë, turistë që provojnë ‘rafting’ apo që thjesht shëtisin duke shijuar peizazhet natyrore.

“Mirëmëngjes, dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit, pason disa të tjera të bëra në ditët e fundit pas lajmeve të botuara në media dhe ankesave të turistëve që në mesin e sezonit turistik i gjetën vaskat bosh. 

Mbrëmjen e së shtunës, në këtë destinacion turistik pati edhe një festë.

Të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, Banjat e Bënjës janë një nga destinacionet më të njohura natyrore dhe kurative në Shqipëri, ndërsa ditën e fundit në to ka pasur punime për rikualifikimin dhe investime për rrugë të reja aksesi, mjedise shërbimi të reja, me hapësira rekreative për çlodhje e për aktivitete që krijojnë edhe mundësi për festa kulturore e promovuese të traditës.