Disa ditë më parë, në rrjete sociale u publikua dhe më pas u zhduk një audiopërgjim, në të cilin shfaqej gazetari Blendi Fevziu duke ndërhyrë tek ish zyrtarët publikë në krye të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për regjistrim dhe ndoshta tjetërsim pronash në Korçë. Përgjimi ishtë pjesë e një dosje të Prokurorisë, për grabitjen e pronave, mbyllur në mënyrë të dyshimtë para vitit 2013. Për mbylljen e kësaj dosje mësohet se ka ndërhyrë edhe Ina Rama.
Mbetet mister se çfarë e lidh Fevziun me pronat në Korçës, por nga verifikimet në hipotekë, gazetari rezulton një nga pronarët më të mëdhenj të pronave në Gjirin e Lalzit. Gazetarë dhe analistë të tjerë rezultojnë pronarë të tokave nga Gjiri i Lalzit deri në Darëzezë. Mbetet për t’u parë nëse SPAK, krahas hetimit për tjetërsimin e dyshuar të pronave në Zvërnec, do të hetojë edhe zhvatjen e dyshuar të pronave nga Darëzeza deri në Velipojë.
Ndërkaq, disa faqe në rrjetet sociale, përfshirë Animal Rescue Albania dhe Lolita kanë akuzuar Blendi Fevziun se po nxit vrasjen e qenve në Dhërmi në emër të turizimit. “Kam kaluar në çdo orë të ditës dhe të natës mes qenve të rrugës, kurrë nuk më ka sulmuar ndonjë prej tyre. Qentë sulmojnë vetëm kur ndihen të kërcënuar. Nuk jemi të tmerruar nga qentë, po nga njerëzit si Fevziu që e përdorin pushtetin mediatik për të shkaktuar vrasjen e qenve. Turp!“, shkruan Lolita.
Ndërsa Animal Rescue Albania shkruan; “Fajësohen qentë për dështimin e turizmit? Pas arabeve serbeve iranianeve dhe grekeve u gjet dhe armiku tjeter i turizmit shqiptar. Qente e rruges. Blendi Fevziu paska gjetur “arsyen” se pse po tmerrohen dhe largohen turistët: sipas tij, fajin e paskan qentë e rrugës! E lehtë të flasësh nga maja e aeroporteve të botës, por e vërteta në terren është krejt ndryshe.
Ne e dimë shumë mirë që qentë nuk duhet të jenë rrugëve. Ata duhen sterilizuar, vaksinuar adoptuar. Fakti që ata janë ende aty është dështimi ynë i madh si shoqëri dhe paaftësi e plotë e institucioneve për të ofruar zgjidhje qytetare. Por cila është “zgjidhja” barbare që ofrohet? Pikërisht sot në Drimadhë ka nisur sërish avazi i tmerrshëm: qentë e zonës po helmohen dhe po lihen të vdesin në grahmat e fundit mu në mes të rrugëve dhe plazhit.
Turistët e huaj nuk tremben nga qentë tanë; ata madje shpesh i ushqejnë dhe i kurojnë. Ajo që i tmerron, i traumatizon dhe i bën të mos shkelin më kurrë këtu, është egërsia njerëzore dhe pamja makabre e kafshëve të helmuara. Nuk mund të pretendojmë “turizëm elitar” duke ndërtuar një sezon mbi gjakun e kafshëve të pafajshme dhe mbi dështimin tonë social“.