Protestuesit nuk kënaqen me komitetin organizator, propozohet ngritja e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

Aktualitet

Publikuar: 28/06/2026

Protestuesit nuk kënaqen me komitetin organizator, propozohet ngritja e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

Aktivistja Flora Xhemani Baba ka bërë një thirrje publike për krijimin e një”Kuvendi Kombëtar Qytetar”, që sipas saj do të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe do të shërbejë si një institucion i ri shoqëror për ndryshimin e sistemit aktual.Në një postim në Facebook, ajo shprehet se protesta po hyn në një fazë të re dhe se tashmë kërkohet një përfaqësim legjitim i qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të kandidojnë të kontaktojnë me të për t’u bërë pjesë e grupit organizues.

Sipas Babës, Kuvendi duhet të përbëhet nga qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët janë shprehur publikisht kundër klasës aktuale politike.

Të nderuar miq, në jetë dhe këtu në Facebook!

Protesta po hyn në një fazë të re, ku kërkohet një përfaqësim legjitim i zërit qytetar. Për këtë arsye, synohet të zgjidhet një Kuvend Kombëtar Qytetar, i përbërë nga bijtë dhe bijat më të mirë të popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në diasporë, të cilët janë shprehur publikisht kundër kësaj kaste politike, oligarkike, kriminale, mediatike dhe patronazhiste që po e shet dhe po e shkatërron Shqipërinë tonë.

Kushdo që dëshiron të kandidojë për këtë Kuvend, lutet të më kontaktojë në Messenger ose në WhatsApp në numrin 068 4017 309 , në mënyrë që të bëhet pjesë e grupit të madh organizues që po krijohet.

Më poshtë mund të lexoni idenë dhe kriteret e propozuara:

Krijimi i KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR dhe i MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME TË POPULLIT, si institucione të reja shoqërore për ndryshimin e sistemit të vjetër 80-vjeçar.

Për të zgjidhur problemin e vazhdimësisë dhe të përfaqësimit të vërtetë e të fuqishëm të Protestës Kombëtare të Qershorit 2026, propozohet krijimi i institucioneve të reja shoqërore si më poshtë:

Vetëpropozohuni ose propozoni emra të personave me kontribute publike, që mendoni se duhet t’i bashkohen këtij Kuvendi Kombëtar.

Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, që kërkon vendime të jashtëzakonshme!

Mos ngurroni të jeni në anën e duhur zë historisë dhe të keni për çfarë të ndjeheni krenarë nesër për veten tuaj ose para fëmijëve tuaj!

Top Channel