Bëri diss me Ramën: Kush është personazhi që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar

Aktualitet

Publikuar: 28/06/2026

Bëri diss me Ramën: Kush është personazhi që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar

Edi Rama bëri një përballje në rrjet me një personazh që në rrjet u prezantua si protestues.

Një diss, siç quhet në gjuhën e komunikimit online, kishte sis fond një gjuhë rruge me sharje të Haçkajt, i cili ka kohë që ka hyrë në mjedisin public shqiptar, duke thënë se është i arsimuar në universitetet më të mira në Zvicër, ku ai jeton.

Ai njohet si një përkrahës i PD-së dhe në vjeshtën e këtij viti u vetëkandidua si një nga kandidatët e mundshëm të Partisë Demokratike të Tiranës, për bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq, ajo që e bëri më të “famshëm” në rrjet, ka qenë pikërisht kur i ndjeri Fatos Nano, u shkrua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe humbi jetën.

Haçkaj, në ndërhyrjet e tij online i uronte vdekjen Fatos Nanos, duke e akuzuar se i ka marrë shtëpinë e gjyshit. Duket i refuzohej pjesës së banesës që familja e Nanos ka jetuar në kohën e diktaturës, por që më pas ish-kreu historic i PS-së ia dha ish-pronarëve duke lëvizur në një pallat.

Ndërkaq, në komunikimin që e përballi Edi Rama në faqen e tij, ai akuzonte kreun e qeverisë se ishte fajtor për humbjen e jetës së të atit të tij nga një sëmundje të rëndë.

Ai jeton prej shumë vitesh në Zvicër, ku në komunikimet mediatike thekson se ka punuar në poste drejtuese në shumë kompani të njohura, si dhe është bashkëthemelues i organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Të cilën e bashkëdrejton me Nador Bakallin që jeton në Kanada. Evi Kokalari, akuzonte këtë të fundit para dy ditësh, se ka lidhje me personazhe të lidhura me Gardën Revolucionare të regjimit Iranian.

/TemA