Protestës së flamingove, tashmë kthyer në trend, hit veror dhe paradë mode, i është bashkuar edhe influencierja Hatixhe Brika (Hati), e njohur për jetën lulsoze dhe të ardhura me burim të dyshimtë. Hatixhe Brika, e njohur si Hati, është shfaqur duke protestuar kundër ivestimit në Zvërnec.

Shfaqja e Hatit në protestestë vjen disa ditë pasi në një rreth të ngushtë personazhesh të medias dhe biznesit po qarkullon një video erotike, për të cilën pretendohet se ajo është protagoniste. Videoja po qarkullon në WhatsApp. Gjithashtu, në rrjetin socila Tik-Tok u publikuan kohë më parë disa foto me natyrë erotike, ku Hati shfaqej gjysmë të zhveshur. Influencierja ka bërë kallëzim në polici, ndërsa pretendon se fotot janë gjeneruar me IA.
Disa ditë më parë Edi Rama akuzoi për fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash blogerët e influencerët, duke dashur të shigjetojë atë kategori që kundërshtojnë investimin në Zvërnec të Vlorës dhe që akuzojnë qeverinë për korrupsion. Rama tha se blogerët marrin para për të treguar trupin e tyre dhe nuk i paguajnë shtetit asnjë taksë. Është një paligjshmëri dhe pabarazi që lejohet prej vitesh nga qeveria e Edi Ramës.

Teksa shumica e qytetarëve paguajnë 20 lekë për çdo 100 lekë të ardhura, plus tatim fitimi kur ndahet divident, blogeret dhe influenceret qarkullojnë miliona euro kryesisht cash, por edhe me sistem bankar, duke mos i paguar asnjë taksë shtetit. Një biznes i ligjshëm marketingu i paguan shtetit mijëra euro në muaj, ndërsa influenceret paguajnë zero lekë, një pabarazi dhe paligjshmëri para të cilës qeveria ka mbyllur njërin sy.