“Në Tiranë protestojnë ata që kundërshtojnë zhvillimin, ndërsa në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej tij”, është shprehur Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin francez France24.
Në këtë intervistë, Kryeministri Rama ka theksuar se zhvillimi i vendit mbetet prioritet i mandatit të dhënë nga qytetarët shqiptarë dhe se debati publik është i ndikuar nga shumë ndërhyrje nga jashtë.
Sipas kryeministrit Rama, mbështetja më e fortë për projektet zhvillimore vjen pikërisht nga komunitetet ku këto projekte pritet të realizohen, duke reflektuar, sipas tij, një lidhje më të drejtpërdrejtë mes zhvillimit ekonomik dhe interesit lokal.