Pas protestës kombëtare, afro 30 protestues kaluan natën para Kryeministrisë! Policia i paralajmëron për bllokimin e paligjshëm të bulevardit

Kryesore

Publikuar: 21/06/2026

Pas protestës kombëtare, afro 30 protestues kaluan natën para Kryeministrisë! Policia i paralajmëron për bllokimin e paligjshëm të bulevardit

Protesta e 22-të kundër qeverisë nuk nisi në orën 19:00 si zakonisht, por që në orët e para të mëngjesit

Afro 30 qytetarë që ishin pjesë e protestës së mbrëmshme, kaluan natën para Kryeministrisë, dhe kur u zgjuan mëngjesin e kësaj të diele, u përpallën me paralajmërimin e policisë për paligjshmërinë e bllokimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Thirrja e bluve për të liruar bulevardin bëri që Kryministria të dëgjonte thirrjen “Rama jepe dorëheqjen” që në orët e para të 21 qershorit.

Protesta e djeshme u cilësua si mbarëkombëtare pasi iu bashkuan shqiptarë nga diaspora. Report Tv mëson se nga pika kufitare e Muriqanit u futën 30 makina me targa të huaja për të marrë pjesë në protestë. Ato parakaluan nëpër rrugët e Tiranës para protestës.

Surpriza e protestës së 21-të, ishte pjesëmarrja e deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila vetëm 6 ditë më parë, njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS.