Kryebashkiaku i Peqinit Bukurosh Maçi, kahahas betonizimit të Rrugës Egnatia, ka finalizuar një aferë me vlerë 800 mijë euro me Erla Myftarajn, i njohur si xhepi i Bledi Çuçit dhe prestanome i një grupi kriminal në Elbasan në fushën e tenderave dhe pastrimit të parave. Maçi ka diktuar me pazar në tavolinë tenderin për rindërtim i shkollës Sheze Peqin, fituar nga Erla Myftaraj përmes kompanisë Meteo, në bashkëpunim me kompaninë Blerimi shpk të Behexhet Uruçit.
Për manipulimin e procedurës tenderuese, Eral Myftaraj ka përfshirë formalisht në garë shokun e tij Bashkim Dulla, përmes kompanisë Bashkimi B., cili nuk ka paraqitur ofertë. Sipas një sinjalizimi të brendshëm, kriteret e tenderit janë shapllur nga bashkia në konsultim me kompaninë e Erla Myftarajt. Falë kësaj skeme korruptive oferta fituese e tenderit është gati sa fondi limit.
Nuk mbaron këtu. Sipas burimeve, pas pazarit me Bukurosh Maçin për tenderin, Eral Myftaraj ka mashtruar me zbatimin e kontratës për rindërtimin e shkollës. Në këtë operacion korruptiv ka marrë pjesë edhe kompania mbikqyrëse, e cila ka firmosur situacione fiktive, pra punime që nuk ekszistojnë. Nga kjo skemë palët dyshohet se kanë ndarë me njëri-tjetër të paktën 500 mijë euro.
Afera me Euroteorema Peqin
Kryebashkiaku i Peqinit Bukurosh Maçi ka finalizuar një aferë korruptive 500 mijë euro edhe me kompaninë Euroteorema Peqin, me pronar në letra Giovanni Pascale, por që dyshohet se kontrollohet nga një grup kriminal në Elbasan. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Furnizim shtrim asfalto-betoni për rrugët rurale në territorin e Bashkisë Peqin’. Oferta fituese është gati sa fondi limit. Është skualifikuar oferta më e ulët e kompanisë BIBA –X shpk.
Kriteret janë qepur me porosi për kompaninë fituese. Të gjitha këto elementë e bëjnë këtë tender objekt hetimi nga SPAK. Sipas disa sinjalizimeve të brendshme, tenderi është paracaktuar nga Bukuosh Maçi. Ka dyshime të forta se përmes këtij tenderi me natyrë korruptive synohet të përvetësohen të paktën 200 mijë euro, duke i ndarë sipas roleve.
Përvetësimi i parave të shtresave në nevojë
Kupola e Bashkisë Peqin po ndan fondin e emergjencave si qoka për punonjësit e saj. Është një skemë e aplikuar edhe në Bashkinë e Kolonjës nga Erion Isai, i njohur si Çuçka i Kolonjës, i pandehur nga SPAK për afera me tenderat, i cili paratë e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë i ndau me punonjësit e bashkisë.
Më konkretisht, me fondin e emergjencave civile, Bashkia Peqin ka financuar ndërtimin e çatisë së objektit të Drilon Tolit, i cili është punonjës pranë Bashkisë Peqin, sektori i shërbimeve publike.

Nga fondi i emergjencës me prioritet në letra për familjet në nevojë që i përkasin komunitetit rom dhe egjyptian, ka përfituar edhe zonja Fatime Puci, e cila është komshije e kryetarit të bashkisë Bukurosh Maçi.

Nga paratë publike për emergjencat civile ka përfituar edhe zonja Albana Malkja, e cila është bashkëshortja e një tjetër punonjësi të Bashkisë Peqin.

Janë vetëm disa shembuj ilustrues se si fondet publike që menaxhon Bashkia e Peqinit shkojnë për qoka për rrethin e kryetarit të bashkisë.
Titullari i Bashkisë Peqin i jep tendera vetes
Aferat me tenderat në Bashkinë Peqin janë sa flagrante dhe sfiduese për SPAK-un aq edhe banale dhe fyese për qytetarët. Më konkretisht, nëse zyrtarët e tjerë vendor përpiqen të jenë sa më të kamufluar dhe sofistikuar kur përfshihen në përvetësimin e parave dhe pasurive publike, titullari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa (Sekretar i Përgjithshëm) ka vendosur t’i bjerë shkurt, duke i dhënë vetes paratë publike, përmes një skeme transparente korrupsioni.

Në vitin 2022, Manahasa ka themeluar komapaninë e ndërtimit T&J Construction shpk, duke qenë edhe në funksione të larta drejtuese në Bashkinë e Peqinit.

Dy vjet më pas, Manahasa i ka shitur 50 % të aksioneve shtetasit Emilian Lluca. Duke keqpërdour funksionin publik, Manahasa ka nisur që të kalojë në llogaritë e kompanisë së tij një pjesë të parave publike të Bashkisë Peqin. (Duhet theksuar se në momentin që është lidhur kontrata mes Bashkisë Peqin dhe kompanisë së Manahasës, ky i fundit formalisht nuk ka qenë titullar, një manovër kjo për t’i shpëtuar SPAK-u). Por, para dhe pas lidhjes së kontratave, Manahasa ka mbajtur detyra të rëndësishme në bashki, përkatësisht nënkryetar i bashkisë dhe më pas sekretar i Përgjithshëm.

Kompania T&J Construction ka marrë rreth 70 mijë euro kryesisht nga Bashkia Peqin. Në bashkëpunim ka marrë rreth 4 milionë euro tendera publikë. Në bazë të kontratave të mëparshme, kompania T&J Construction e Juljan Manahasës merr para nga Bashkia Peqin në një kohë kur Manahasa është Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Peqin.

Julian Manahasa ka qenë nënkryetar i Bashkisë Peqin për vite me radhë. Është larguar për një periudhë të caktuar kohore, gjatë të cilës ka marrë tendera me kompaninë e tij nga Bashkia Peqin. Më pas është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Peqin.
Duke parë xhiron dhe transaksionet e T&J Construction, krijohen dyshime të forta se Manahasa ka diktuar tendera me vlerë miliona euro për disa kompani klienteliste, të cilat më pas kanë kontraktuar kompaninë e tij për zbatimin e kontratave publike. Është një manovër e përdorur masivisht me qëllim për të evituar ekspozimin dhe goditjen nga SPAK-u.
Kjo skemë me paratë publike ku i njëjti personazh është edhe arbitër dhe lojtar i tenderave publikë zhvillohet nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi.

Manahasa dhe Maçi janë edhe ideatorët e marrëzisë së pashembullt, atë të betonizimit të Rrugës Egnatia. Studiuesi Auron Tare i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndaluar këtë marrëzi të Bashkisë Peqin që të shpëtohet pa qenë vonë pjesa e Rrugës Egnatia që shtrihet në Shqipëri, një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian.
Skandali i betonizimit të rrugës historike karakterizohet nga babëzia për vjedhjen e fondeve publike, injoranca ekstreme, papërgjegjshmëria dhe mungesa e frikës nga ndëshkimi ligjor.

Jo rastësisht, tenderin për të betonizimin e rrugës antike ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile të Cezarit dhe Pompeut, e ka fituar, me pazar në tavolinë, Eral Myftaraj, i njohur si brejtësi i pyjeve, për shkak të masakrave në pyjet e Qarkut të Elbasanit. Myftaraj është skeduar si ‘xhepi’ i Blendi Çuçit dhe prestanome e tij në disa tendera me vlera të larta. Myftaraj është një nga klientët e Maçit, madje klient i imponuar nga faktorë të tjerë.
Ndërkaq, tenderat e Bashkisë Peqin diktohen për dy linja. Linja e korrupsionit, ku bëjnë pjesë një çetë klientësh dhe linja e krimit. Linja e krimit ka kapur dhe kontrollon disa shërbime, sidomos pastrimin, por edhe sektorë të tjerë. Çfarë mbetet jashtë dorës së krimit, futet në lojë dhe i përlan linja e korrupsionit. Ambasada Amerikane, SHISH, BE, SPAK-u etj., besohet se kanë informacion më të detajuar për kapjen e bashkive të Qarkut Elbasan nga krimi dhe korrupsioni.