Partia Demokratike tha të dielën përmes Sali Berishës se dënon me ‘forcën më të madhe’ grisjen e flamurit në ambasadën e Izraelit gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha e quan aktin ‘kriminal, ekstremist dhe antisemit’ që shkon ndesh lidhjes tradicionale të dy vendeve.
Berisha kërkon gjithashtu ndëshkimin sipas tij të merituar ligjor të autorit të aktit
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autori”
Deklarata erdhi disa orë pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme që dënoi aktin si kundër traditës shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin duke e cilësuar si jo të denjë për Shqipërinë apo popullin shqiptar.