Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrjen e një huaje prej 302 milionë dollarësh amerikanë nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak.
Kjo shumë parash, do të investohet në blerjen e mjeteve apo pajisjeve ushtarake po në Amerikë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS DIREKTE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA E BASHKËPUNIMIT PËR SIGURINË E MBROJTJES (DSCA), NË KUADËR TË FINANCIMIT TË JASHTËM USHTARAK (FMF)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.