Ols Dado xholi i Berishës për sabotimin e hetimeve të 21 Janarit, emërimi i paligjshëm, lidhja me Ina Ramën, PD-në dhe grupet kriminale

Investigim

Publikuar: 19/06/2026

Ols Dado xholi i Berishës për sabotimin e hetimeve të 21 Janarit, emërimi i paligjshëm, lidhja me Ina Ramën, PD-në dhe grupet kriminale

Ols Dado, ish noteri i grupeve kriminale në Durrës që u bë prokuror në shkelje të ligjit dhe falë mikeshës së tij Ina Rama, i njohur edhe si Ols violina, për shkak të pasionit për violinën që shpreh në proceset hetimore, por edhe si Ols filozofi pasi pretendon se ka ndjekur në kurs filozofie në Athinë, Ols pallati pasi i kërkonte leje për pallat dhe shtesë pallati Erion Veliajt duke përdorur pozitën e prokurorit, por edhe si Ols fustanxhiu apo Ols partia për shkak të lidhjeve me PD-në, dyshohet se ka gisht edhe në sabotimin e hetimeve për 21 Janarin, për llogari të Sali Berishës, hetime të cilat janë rrëzuar si të mangëta dhe të deformuara nga Gjykata e Strasburgut.

Në një kërkesë e Shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës për t’u pranuar si ndërhyrëse kryesore në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj, ku kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë së emërimit të Dados në funksionin e prokurorit, thuhet se emërimi i Ols Dados prokuror në mënyrë të paligjshme ka ndikuar edhe në mungesën e drejtësisë për vrasjet e 21 Janarit. Sipas shoqatës, Ols Dado, i emëruar prokuror në thyerje flagrante të ligjeve të kohës, është caktuar një nga prokurorët për çështjen e 21 Janarit.

Në kërkesën e shoqatës thuhet se hetimet e Ols Dados për 21 Janarin janë rrëzuar nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka konstatuar se nuk është përmbushur standardi i një hetimi efektiv. Meqenëse Ols Dado është skeduar si militant i PD-së, ka punuar në administratë gjatë qeverisjes së PD dhe është supertuar nga Sokol Olldashi, ish ministër i Berishës, ka dyshime të forta se Ols Dado ka ndikur në sabotimin e hetimeve për 21 Janarin, ngjarje për të cilën i dyshuar kryesor është Sali Berisha.

Emërimi i paligjshëm i Ols Dados prokuror

Ols Dado u diplomua si jurist në vitin 1995 me rezultate të dobëta. Notën më të lartë e ka në fiskulturë. Gjithsesi, ndryshe nga Gjin Gjoni që ka marrë gradën doktor pas arsim të lartë, Ols Dado e ka kryer arsimin e lartë për juridik, edhe pse me mesatare të ulët.

Nga data 16.12.1995 deri në 15.2.1996 punoi pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Nga data 16.2.1996 deri në 10.9.1996 punoi pranë “A.M.C” sh.a. Nga data 29.1.1997 deri në 8.11.2000 punoi pranë Bashkisë Durrës. Nga data 1.7.2003 deri në 29.9.2005 punoi në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Në vitin 2008 bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado, deri në vitin 2008.

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec. Propozimin e saj, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi). Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit. Dado jo vetëm që nuk duhet të ishte prokuror i komanduar në SPAK, por nuk duhet të ishte dhe nuk duhet të jetë as prokuror në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Ina Rama si dado e Olsit, 10 muaj pasi e emëroi në Pogradec e solli prokuror në Tiranë

Disa fakte dhe rrethana të reja e vizatojnë ish kryeprokuroren Ina Rama si një dado e Ols Dados, noterit që u katapultua prokuror në mënyrë të paligjshme. Vetëm 10 muaj pasi e propozoi prokuror në Pogradec, Ina Rama e solli Ols Dadon prokuror pranë saj në Tiranë, gjithnjë në shkelje flagrante të ligjit. Në shtator të vitit 2009, Ina Rama, asokohe kryeprokurore, e transferon Ols Dadon nga Pogradeci në Tiranë.

Ina Rama, duke shfrytëzyar funksionin e kryeprokurores dhe kompetencat, zhvendos Ols Dadon nga Pogradeci në Tiranë, në bashkëpunim me Bamir Topin, asokohe President. Në një kohë kur Ina Rama ishte anëtare e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Ols Dado kaloi Vetingun pa u ndierë, edhe pse nuk justifikonte plotësisht pasuritë e deklaruara me të ardhura të ligjshme, kishte gënjyer me formularin e dekriminalizimit duke deklaruar se ishte trajnuar si filozof në Athinë si dhe nuk kishte deklaruar një kontratë pallati në 2016.

U emërua në SPAK para vendimit të KLP

Ols Dado deklaron se është paguar si prokuror i komanduar në SPAK që në 1 janar të vitit 2023, me kërkesë të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Teksa Ols Dado kishte vijuar punë në SPAK, KLP mblidhet në 6 mars të vitit 2023 dhe miraton përfundimin e afatit të komandimit të Ols Dadod në Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim për t’i hapur rrugë komandimit të tij në SPAK, pas kërkesës së kreut të SPAK Altin Dumani dhe miratimit të kryeprokurorit Olsian Çela.

Olsian Çela, Altin Dumani dhe Ols Dado kanë anashkaluar KLP si një organ mbi SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Një burim pranë KLP tha se edhe në rastin e dhënies së opinionit pro nga KLP është shkeluar ligji, pasi nuk është kryer verifikimi i ligjshmërisë së mandatit të Ols Dados si prokuror si dhe janë injoruar disa informacione sekrete rreth figurës së tij.

Mashtron me formularin e dekriminalizimit

Ols Dado dyshohet se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimin teksa deklaron se në vitin 1993 ka shkuar në Athinë për të ndjekur një kurs tremujor për filozofi.

Në çfarë gjuhe paskërka qenë ky kurs filozofie, shqip apo greqisht? Nëse ka qenë në greqish, a dinte greqisht Dado në vitin 1993, madje greqishte të avancuar për të kuptuar konceptet filozofike? Po ndonjë certifikatë apo dokument tjetër ka Ols Dado për të provuar deklarimin e tij?

Përdorim i funksionit publik për interesa private

Si prokuror, Ols Dado ka përdorur funksionin publik për interesat e tij private, ku në një rast i ka kërkuar Erion Veliajt miratimin e lejes për ndërtimin e një pallati te Rruga e Kavajës. Në seancën për masën e sigurisë për Veliajn, Ols Dado pranoi para gjyqtarit Erjon Bani se i kishte kërkuar Veliajt leje ndërtimi për pallat dhe se e kishte falenderuar Veliajn për lejen.

Në ndryshim nga kryetari bashkis, prokurori i çështjes ka ruajtur mesazhin me kryetarit të bashkisë. Bëhet fjalë për vitin 2021. Mund t’jua saktësoj unë: 18 maj 2021. Kur prokurori aktualisht i SPAK-ut ushtronte detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila nuk ka juridiksion më fillestar pas ndryshimit të Kushtetutës dhe të ligjeve nën të për personat ku përfshihet dhe kryetari i Bashkisë. Pra në asnjë lloj rrethane konflikti interesi. I jam drejtuar Kryetarit të Bashkisë me një mesazh që po ta lexoni… Për më tepër, edhe pas kësaj kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e Bashkisë në një moment tjetër dhe i kemi shprehur falenderimet tona. Ato kontestimet.. po me sa duket nuk e ka llogaritur që ne këtë mesazh ne e kemi. Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…“, tha Dado.

Po pse Dado duhet t’i shkruante Veliajt për lejen e ndërtimit kur ishte vetëm një nga përfituesit? Pse nuk i shkroi një përfitues tjetër? Dhe pse duhet t’a falenderonte për lejen nëse kjo e fundit i takonte me ligj? A është ky përdorim i funksionit publik për interesa personale?