Berisha mbetet “non grata” për Ambasadën Amerikane, mungon në festën e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryesore

Publikuar: 17/06/2026

Berisha mbetet “non grata” për Ambasadën Amerikane, mungon në festën e 250-vjetorit të SHBA-së

Pavarësisht përjashtimit nga ndalimi për të hyrë në SHBA (për arsye në interes të SHBA-ve), vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e kryedemokratit Sali Berisha dhe familjes së tij ‘non grata’ mbetet ende në fuqi.

Këtë fakt e konfirmon jo vetëm statusi i tij në faqen zyrtare të DASH, por edhe mungesa e kryedemokratit në festën e zhvilluar sot në Pallatin e Kongresëve në Tiranë, për 250 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Pra me shumë gjasa, Berisha nuk do të ketë më ftesa nga zyrtarë të lartë amerikanë apo nga Ambasada Amerikane, por vetëm i është ‘liruar’ viza për të shkuar në SHBA.

Mes qindra të ftuarve, janë edhe përfaqësues të partive politike nga PS, PD, PR dhe Partia Mundësia, kabineti qeveritar dhe zyrtarë të tjerë.

Në festën e zhvilluar munguan gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj, të cilët ndodhen jashtë vendit për takime zyrtare.