Gjykata e Lartë e riktheu për rishqyrtim, Apeli i Posaçëm lë sërish në fuqi vendimin për Ilir Metën

Kronike

Publikuar: 15/06/2026

Gjykata e Lartë e riktheu për rishqyrtim, Apeli i Posaçëm lë sërish në fuqi vendimin për Ilir Metën

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e dhënë më herët për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij si person që dyshohet për tre vepra penale.

Gjyqtare Saida Dollani pasi shqyrtoi pretendimet e Gjykatës së Lartë, vendosi të mospranonte ankimin e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë, me një masë më të butë.

Ilir Meta ndërkohë ka bërë një tjetër kërkesë në Apelin e GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë. Lidhur me këtë kërkesë, u zhvillua seanca këtë të hënë në shkallën e dytë të gjyqësorit, por gjyqtarja u tërhoq për te shpallur vendimin në një datë tjetër.

Meta dyshohet për korrupsion pasiv në tre episode, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie, teksa mbahet në qeli prej tetorit të vitit 2024.