Irani ka deklaruar se ndërprerja e sulmeve të Izraelit ndaj Libanit është një “pjesë integrale” dhe “pjesë e pandashme” e memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Shtetet e Bashkuara, i cili pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.
“Libani dhe fundi i luftës në Liban janë një pjesë integrale e marrëveshjes (me SHBA-në) për t’i dhënë fund konfliktit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, sipas Mehr.
“Sipas këtij memorandumi mirëkuptimi, pala amerikane është e detyruar të heqë të gjitha sanksionet”, tha zyrtari, duke shtuar se Uashingtoni do të angazhohet gjithashtu për të marrë masa për të shkrirë asetet e ngrira iraniane dhe për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga konflikti.