Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Farkë teksa, sipas Policisë, po përgatitej të hynte për të vjedhur në një banesë.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Lugina e Errët”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Në pranga ra 53 vjeçari Aned Koli banues në Durrës, i cili sipas Policisë ka precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit dhe pronës.
Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë i përfshirë edhe në dy raste të tjera vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje banesash në zonën e Farkës. Sipas Policisë, më 31 maj 2026 ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e A. S., ndërsa më 5 qershor 2026 ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë
Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari. 53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.
Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh. Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.
Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.