Mes mosmarrëveshjeve për paqe me Iranin / Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta

Botë

Publikuar: 14/06/2026

Mes mosmarrëveshjeve për paqe me Iranin / Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për 80-vjetorin e lindjes. Në urimin drejtuar Trump, kryeministri izraelit vlerëson rolin e tij në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Këtë vit ditëlindja juaj vjen në një kohë të gëzueshme”, shkroi Netanyahu në një postim në rrjetet sociale, duke i uruar Trumpit “forcë dhe energji të vazhdueshme ndërsa e udhëheq Amerikën drejt një të ardhmeje të ndritur, me paqe përmes forcës”.

Ju uroj forcë dhe energji të vazhdueshme ndërsa e udhëhiqni Amerikën drejt një të ardhmeje të ndritur paqeje përmes forcës”, shkruan Netanyahu, “dhe ndërsa vazhdojmë ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele gjithnjë e më të larta.”

Urimi i Netanyahut vjen në një moment tensioni mes dy aleatëve për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes SHBA-ve dhe Iranit, një traktat paqeje ku Izraeli nuk është palë. Trump ka paralajmëruar Netanyahun se në rast përshkallëzimi të konfliktit me Iranin, do të mbetet i vetëm përballë sulmeve.