Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës!

Kronike

Publikuar: 08/06/2026

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës!

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi gjykues ka caktuar zhvillimin e seancës së radhës më 22 qershor, në orën 10:00.

Gjatë seancës së sotme dhanë dëshminë e tyre ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi.

Ata u pyetën nga prokurorët dhe palët në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Procesi gjyqësor do të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive në seancën e ardhshme.