Protesta për Zvërnecin zhvendoset edhe në Bruksel, shqiptarët mblidhen pranë institucioneve të BE-së

Kronike

Publikuar: 07/06/2026

Protesta për Zvërnecin zhvendoset edhe në Bruksel, shqiptarët mblidhen pranë institucioneve të BE-së

Me dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Bruksel pranë selive të Bashkimit Europian për të protestuar në mbështetje të protestës anti-qeveritare që ka shpërthyer në Tiranë, pas incidentit të një javë me parë ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojat e sigurisë private të kompanisë që planifikon të investojë mbi 4 miliard euro për zhvillimin e zonës.

Në pamje shihen të rritur e fëmijë me flamuj kuq e zi dhe me pankarta të ndryshme. Përveç Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, protestat kanë shpërthyer edhe në disa vende ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët në Europë dhe përtej oqeanit.