Një 35-vjeçar, Eglant Koçi u zhduk pa lënë gjurmë mesditën e 4 qershorit në Tiranë pranë sheshit Uilson. Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë pasi Koçi nuk iu përgjigj thirrjeve në telefon.
Sakaq, Prokuroria e Tiranës nisi një hetim lidhur me këtë rast, teksa ka dyshime për rrëmbim personi.
Sot është arrestuar një person, Enea Zyferi, i cili dyshohet nga hetimet se ka përkrahur autorin e krimit në rrëmbimin e Koçit.
Motori i Eglant Koçit me të cilin udhëtonte deri para se të humbte gjurmët, u gjet dy ditë më vonë te rruga 5 maji në Tiranë.
Eglant Koçi ishte postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash./ Panorama/