Plagosje me armë në lagjen ’24 maji’ në Vlorë/ Autori lëvizte me motor, qëlloi 30 vjeçarin sapo doli nga lokali

Kronike

Publikuar: 07/06/2026

Plagosje me armë në lagjen ’24 maji’ në Vlorë/ Autori lëvizte me motor, qëlloi 30 vjeçarin sapo doli nga lokali

Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të Çoles, në lagjen “24 Maji”.

I plagosuri dyshohet të jetë qëlluar në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me motor, ndërsa dyshohet se i plagosuri është rreth 30 vjeç dhe sapo kishte dalë nga një prej lokaleve të zonës.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.