Gaz Bardhi: Do vijmë në protestë por mos na përbuzni, Rama ne na ka frikë

Politikë

Publikuar: 07/06/2026

Gaz Bardhi: Do vijmë në protestë por mos na përbuzni, Rama ne na ka frikë

Gaz Bardhi thotë se PD do i bashkohet zyrtarisht protestës.

Ai kërkon protestuesve që mos e përzenë siç është paralajmëruar.

“Reagimi qytetar as nuk mund të fyhet dhe as nuk mund të përbuzet. Qytetarët vetëm dëgjohen!

Sulmi i vazhdueshëm i Edi Ramës ndaj qytetarëve që protestojnë, nuk tregon forcë, por është shenjë e qartë e frikës!

Edi Rama bën mirë që ka frikë. Fundja çdo politikan që e ka trajtuar popullin e vet si dele, e ka përçmuar me arrogancë, ka refuzuar ta dëgjojë, dihet sesi ka përfunduar!”, shkruan Gaz Bardhi.