“Mjerë Rama nëse ka vendosur të mos ikë” – Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Po e shet Shqipërinë si do ai

Politikë

Publikuar: 05/06/2026

“Mjerë Rama nëse ka vendosur të mos ikë” – Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Po e shet Shqipërinë si do ai

Aktori Medi Malkaj ishte mes të pranishmëve në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku mbajti edhe një fjalim para qytetarëve të shumtë të mbledhur para Kryeministrisë, duke denoncuar ‘rrugeçërit dhe qelbësirat’ që kanë shkelur popullin me këmbë.

Mes emocioneve, Malkaj iu drejtua qytetarëve kudo që ndodhen, duke i ftuar t’i bashkohen protestës.

“O njerëz kudo që jeni, ejani këtu sepse këtu ka dashuri pa hesap. Më tha dikush kur ishte muhabeti i teatrit që Rama e ka ndarë mendjen ta prishë, i thashë përse nuk e ndan edhe ti të mos e prishë. Nëse ai e ka ndarë mendjen se do rrijë ende, mjerë ai.

Duhet të qëndrojmë në këmbë. Të kalojnë ata dhe të fshijmë ne këpucët në kurrizin e qelbësirave. E keni vënë re që atdheu ynë është ndarë në parcela? Po e shet tjetri Shqipërinë si do ai, por Shqipëria është pronë e shqiptarëve. Shqipëria është prona jonë, duhet të kujdesemi për të dhe të mos shikojmë rrugeçërit e qelbësirat që kanë shkelur me këmbë një popull të tërë. Ne do bëjmë si duam ne”, tha ai.

/voxnews