Video / Pas Ola Xamës, Zonja Pretenca ‘trondit’ Ramën, lëvizje të çuditshme në protestë

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2026

Video / Pas Ola Xamës, Zonja Pretenca ‘trondit’ Ramën, lëvizje të çuditshme në protestë

Pas gazetares Ola Xama allias Basjola Pandeli, e cila ka përfituar para publike nga qeveria Rama, një tjetër gazetare ka ‘tronditur’ në protestën e pestë themelet e pushtetit të Edi Ramës. Bëhet fjalë për gazetaren Klodiana Lala, e njohur si Zonja Pretenca. Ndryshe nga zonja Xama, e cila mbajti një fjalim ’emocionues’, Zonja Pretenca ka tërhequr vëmendjen e protestuesve paqësorë me disa lëvizje të çuditshme, të cilat kulmuan me ngjitjen e saj mbi makinën e një televizioni.

Pas kësaj video duket se Edi Rama nuk do të ketë më dilema për të dhënë dorëheqjen dhe për të nisur pleqërimin në Vuno. Këtë të enjte, para Kryeministrisë u mbajt protesta e pestë rresht. Në ditën e pestë, protestuesit në Tiranë u shfaqën edhe më të qartë: Ata janë kundër të gjitha partive politike. Madje kundër edhe Arlind Qorit dhe Agron Shehajt, që po dalin përditë në protestë.

Gjithashtu, protestuesit shpallën pesë kërkesa, duke nisur me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, opozita ka nisur të lëkundet në raport me qëndrimin për protestën. Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa etj., mbështesin protestat, ndërsa Sali Berisha, dhëndri i tij, Flamur Noka, Çim Peka etj., kanë sulmuar protestuesit duke i konsideruar si lojë e Sorosit për të zëvëndësuar opozitën.