Amanda Gjyli dhe Adelina Veliaj dyshja që pastron paratë e Astrit Veliajt me Albanian University (ish UFO) dhe kulla

Kryesore

Publikuar: 05/06/2026

Amanda Gjyli dhe Adelina Veliaj dyshja që pastron paratë e Astrit Veliajt me Albanian University (ish UFO) dhe kulla

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, biznesmeni që pastron paratë e Fatmir Mediut, Astrit Veliaj dhe Rektori i Albanian University (ish UFO) Julian Fink dyshohet se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash, pazare dhe marrëveshje të paligjshme për regjistrim studentësh. Pazari mes Draçinit, Veliajt dhe Fink mësohet se konsiston në angazhimin e Tano Karidit për rritjen e numrit të regjistrimeve te universiteti kioskë UFO, ndërsa Astrit Veliaj dyshohet se do të pastrojë në kulla një pjesë të parave të pista të Draçinit, produkt i korrupsionit me tendera.

(Julian Fink)

Mashtruesi austriak Julian Fink, bashkë me bashkëshorten e Astrit Veliajt, Adelina Veliaj, do të kujdesen për zbatimin e marrëveshjes korruptive. Teksa roli i Ministrisë së Arsimit mbetet tejet i dyshimtë, pazari Draçini-Veliaj pritet të formalizohet përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Mjekësisë dhe UFO-s. Sipas burimeve, Ministria e Arsimit kishte një plan për mbylljen e UFO-s për mungesë plotësimi kriteresh, mashtrim me kriteret, falsifikim dhe shitje diplomash pa vlerë, por Astrit Veliaj iu qas ministres Mirela Kumbaro me sekserë dhe me sa duket me para të pista. 

(Astrit Veliaj)

Albanian University dyshohet se përdoret nga Astrit Veliaj për pastrim parash përmes Adelina Veliajt, e cila është dora e të gjitha dallaverave te UFO. Kompania me të cilën kamuflohet univesiteti ka vite që nuk publikon bilance në kundërshtim flagrant me ligjet, ndërsa Tatimet nuk kanë proceduar me mbylljen e saj.

Ndërkaq, paratë e korrupsionit dhe trafiqeve do të pastrohen në kulla në zonën që ndodhet mes universitetit jopublik “Albanian University” (ish-UFO) dhe gjimnazit “Sinan Tafaj”. Ajo është një hapësirë e ngjeshur me banesa të vjetra, pallate dhe godina me funksione kulturore e arsimore, të cilat do të shemben për të ngritur kulla përmes kompanisë Veliaj Construction, me pronar Astrit Veliajn.

Bëhet fjalë për një kompani pa historik aktiviteti dhe pa bilance, përmes të cilës do të investohen dhjetëra milionë euro në ndërtim. Operacionin e qarkullimit të parave Astrit Veliajt ua ka besuar Adelina Veliajt dhe Amanda Gjylit. Përpos figurave të korrupsionit dhe krimit, dyshohet se do të pastrohen edhe paratë e Tano Karidit të Mjekësisë. 

Ndërkaq, krahas sagës së tenderave klientelistë, korruptivë dhe për shërbime fiktive, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini ka firmosur disa marrëveshje të paligjshme bashkëpunimi me kompani private për interesa qartazi korruptive. Draçini firmos çdo javë marrëveshje bashkëpunimi ne klinika private, ku në këmbim u kërkon financim për konferencat e universitetit, duke futur një pjesë të parave në xhep.

(Xheladin Draçini)

Marrëveshjet firmosen nga Draçini në cilësinë e Rektorit pa bazë ligjore dhe duke shpërdoruar detyrën. Praktikisht, duke devijuar nga detyrat parësore, Xheladin Draçin ka krijuar një linjë biznesi privat brenda Universitetit të Mjekësisë. Në vijim do të publikojmë çdo marrëveshje bashkëpunimi të firmosur nga Draçini dhe interesat korruptive që reflekton secila prej tyre.

Bllokimi i 400 doktoraturave

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në prag pensioni Xheladin Draçini i ka dhënë një goditje karrierës akademike të profesorëve të rinj të Universitetit të Mjekësisë, duke bllokuar për shkaqe xhelozie dhe aferash korruptive rreth 400 kuota doktoraturash për vitin akademik 2025-2026. Pa një vendim të arsyetuar dhe në mënyrë arbitrare, Xheladin Draçini, ka bllokuar doktoraturat, duke shkaktuar edhe një dëm financiar, pasi një doktorant i paguan shtetit gjatë tre viteve të tij të studimeve 6 mijë euro.

Krahas bllokimit të karrierës akademike të profesorëve të rinj nga smira profesionale, pazaret dhe ndoshta edhe nga ankthi i daljes në pension, Draçini heq nga arka e universitetit rreth 2.4 milionë euro. Draçini, i cili nga infermier nisi të ngjiste shkallët e karrierës pas kalimit të dyshuar nga spiun i ish Sigurimit të Shtetit në spiun i SHIK-ut të Gazidedes, e ka kthyer universitetin në zgafellë pazaresh, paligjshmërish, shpërdorimesh, intrigash, përgjimesh, spiunimesh dhe skuthlliqesh.

Bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore

Një tjetër skandal i Xheladin Draçinit në krye të Mjekësisë është bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore, ku studentët e kanë hedhur në gjyq, duke fituar të drejtën për mbajtjen e zgjedhjeve. Bllokimin e zgjedhjeve dyshohet se reflekton interesat e errëta të Draçinit për të diktuar edhe këshillat e studentëve, duke zgjedhur në krye servilë të tij, të besuar dhe mundësisht me ves spiunllëku. Duke braktisur funksionet parësore të parashikuara me ligj, rektori është i fokusuar dhe angazhuar për skuthlliqe, spiunime, intriga, afera korruptive dhe interesa private.

Aferat me tenderat, rrethi klientelist, si ndahen paratë

Pas kalimit nga Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tano Karidi i Mjekësisë ka konsoliduar një skemë korrupsioni me tendera, gjithnjë duke u fshehur pas personazheve të tjerë, me qëllim për t’i shpëtuar goditjes në rast të veprimit të SPAK-ut. Krahas spiunimit, intrigave dhe skuthlliqeve, Tano Karidi i Mjekësisë ka krijuar një rreth klientelist, në duart e të cilit dikton tenderat me pazar në tavolinë, manipulim procedurash, me oferta fituese sa fondi limit, për shërbime fiktive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Një nga klientë e Xhelos së Mjekësisë në zhvatjen e parave me tendera është Dritan Çela i Atlantik. Të gjithë tenderat formalë dhe fiktivë për siguracion profesional, siguracion nga sëmundjet dhe aksidentet, sigurimin e aseteve etj., Draçini i paracakon me pazar në tavolinë për kompanitë Atlantik dhe Eurosig. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shërbim konkret me kosto. Thjeshtë tenderohen paratë dhe printohen ca letra. Kalojnë paratë në llogaritë e kompanisë dhe më pas ndahen sipas roleve.

(Janis Karathano)

Një tjetër klient i Draçinit është edhe greku Janis Karathanos i kompanisë Pegasus, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash me koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, me fije korruptive nga Tirana në Holandë. Tano Karidi dhe prestanome i Klod Allajbeut (Karathano) kanë finalizuar së fundmi një aferë 600 mijë euro për gjoja ngritjen e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike, një shërbim fiktiv me qëllim ndarjen e parave publike sipas roleve.

(Renido Petritaj dhe Vilma Nushi)

Renido Petritaj i Rafin Company, një kompani e përjashtuar herë pas here nga pjesëmarrja në tendera për paraqitje dokumetesh false dhe mashtrim me zbatimin e kontratave publike, është një tjetër klient i Xhelos së Mjekësisë, ku kanë finalizuar me pazar në tavolinë një aferë 2.3 milionë euro. Pjesë e sofrës së tenderave të Xhelos janë edhe Vilma Nushi e aferës së Check up-it nën hetim nga SPAK, Frident Kuqi i aferës Bankers nën verifikim nga SPAK për pastrim parash, si dhe Eduart Resuli, Pier Joti, Piro Zoga, Besim Kamberi, Pellumbesha Martini, Erald Dervishi etj.

Pasuria, 250 mijë euro në llogari

Ish infermieri që u bë doktor me letra, pasi askush nuk e njeh për mjek, Xheladin Draçini deklaron se posedon dy apartamente me sipërfaqe 96 m2 dhe 56 m2, deklaruar me çmim disa herë më të ulët se sa vlera reale. Gjithashtu, Tano Karidi i Mjekësisë deklaron edhe një makinë me vlerë më të ulët se sa vlera reale.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë deklaron disa depozita dhe llogari bankare me vlerë rreth 250 mijë euro. Disa sinjalizime sugjerojnë që Draçini është pronar edhe i disa pasurive të tjera, të kamufluar në emër të njerëzve të besuar, të dyshuara si produkt i aferave si Dekan i Fakuletit të Mjekësisë dhe më pas si Rektor i Universitetit të Mjekësisë.