Enxhi Nasufi zihet me një protestues? Libri mediokër për ndarjen nga ish i dashuri dhe përleshja me Neada Muçajn

Dosje rozë

Publikuar: 05/06/2026

Enxhi Nasufi zihet me një protestues? Libri mediokër për ndarjen nga ish i dashuri dhe përleshja me Neada Muçajn

Në protestën e pestë së ‘kauzës së flamingos’ për rrëzimin e qeverisë është shfaqur edhe moderatorja Enxhi Nasufi. Disa të pranishëm pretenduan se Nasufi po debatonte me një protestues për arsye të paqarta, por ndoshta moderatorja mund të ketë qenë edhe thjeshtë duke biseduar.

(Enxhi Nasufi)

Ndërkaq, disa javë më parë, Enxhi Nasufi ka botuar një libër në bashkëpunim (ortakëri) me Klajdi Thaçin, kushtuar dashurisë së thyer me një biznesmenin, baba i dy fëmijëve.

Nuk dihet nëse ishte Nasufi ajo që e ndau nga ish gruaja, por biznesmeni besohet se pas shtatë vitesh e la Nasufin për një zonjë tjetër, dramë që moderatorja e ka reflektuar në një libër mediokër me titullin klishe “E fshehta e syve te tu”, shkruar në bashkëpunim me Klajdi Thaçin thua se po themelonin ndonjë kompani, ndërtonin ndonjë kullë apo po thyenin ndonjë bankë!

Ka dyshime se librin e ka shkruar ‘shkrimtari madh’ i njohur ndërkombëtarisht në lagjen e tij Klajdi Thaçi, ndërsa Nasufi vetëm sa ka shkruar emrin në kopertinë. Gjithsesi, moderatorja, e perceptuar më shumë si sherrxhije se sa për lidhje me botën e librave, është shfaqur duke dhënë këshilla se si duhet ‘shërohen’ plagët e dashurisë si dhe duke zbërthyer thellësinë e cektësisë së librit, i cili ka mahnitur kritikën botërore dhe po i jep një dimesion tjetër letërsisë bashkëkohore!

(Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj)

Në nëntor të vitit të kaluar, mediat raportuan se moderatorja Enxhi Nasufi ishte përleshur me kolegen e saj Neada Muçaj. Pas këtij incidenti, televizioni Top Channel vendosi të largonte nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. U aludua se raporti mes dy kolegeve prej kohësh nuk ka qenë i mirë. Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike.