“Më tha të fikja dritat”, zbardhet dëshmia e kamerierit për natën e zhdukjes së Eglant Kocit. Dyshohet se Shakaj e ka groposur trupin në zonën e…

Kryesore

Publikuar: 10/06/2026

“Më tha të fikja dritat”, zbardhet dëshmia e kamerierit për natën e zhdukjes së Eglant Kocit. Dyshohet se Shakaj e ka groposur trupin në zonën e…

Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Artmandit”. Kështu e nisi rrëfimin e tij në gjykatën e Tiranës, Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Koci më 4 qershor në Tiranë.

I dyshuari Zyferi ka pretenduar më tej se e ka parë Kocin kur ka hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij. Gjatë dëshmisë në gjykatë, Zyferi u shpreh gjithashtu se Shakaj i kërkoi të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të bulevardit të ri.

“Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamarier. Ditën që thotë Prokuroria, e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal, sepse e njoh. Më pas nuk e kam parë më dhe nuk e di nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë, Armand Shakaj më ka thënë t’i fikja dritat e lokalit, pasi kishte për të nxjerrë një frigorifer. Unë i kam fikur dritat. Të nesërmen, Armandi më ka thënë të shkoja të laja makinën në një vend larg aty, diku nga fundi i Bulevardit të Ri. Kam shkuar atje dhe më ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje.”, tha ai.

Pavarësisht se ka mohuar dijeni për ngjarjen e rëndë, ku Eglant Koci u mbajt peng dhe dyshohet të jetë vrarë, Zuyferi u la në qeli.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Kocit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fike dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer.

pavarësisht se është hequr energjia, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Kocit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit.

Ndërsa, ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën.

Policia dyshon se Englant Koci është vrarë pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. Shakaj është shpallur tashmë në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjecar. Motivi i krimit dyshohet të jenë përplasjet për portofolat e kriptomonedhave.