Ngjela tallet me referendumin në PD: Saliu nuk i humbet zgjedhjet, por ia manipulojnë, kurse socialistët thonë “Rroftë Sali Berisha”!

Politikë

Publikuar: 25/05/2026

Ngjela tallet me referendumin në PD: Saliu nuk i humbet zgjedhjet, por ia manipulojnë, kurse socialistët thonë “Rroftë Sali Berisha”!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjet për kryetar të PD-së, ku në garë ishte vetëm Sali Berisha. Sipas tij, Berisha nuk i humbet zgjedhjet, se thotë “më kanë grabitur votat” dhe nuk ikën. Po nga ana tjetër, Ngjela thotë se krerët e Partisë Socialiste thonë: Rroftë Sali Berisha.

Postimi i Ngjelës:

Saliu nuk i humbet zgjedhjet, se ai thotë: më kanë grabitur votat.

Gjithmonë kështu: Saliut ia kane manipuluar votimet. 

Dhe nuk ikën. 

Hahahahaha 

Po socialistët?

Ata janë me Saliun, sepse, sa ta jetë ai kryetar i Partisë Demokratike, Rama do jete kryeministër. 

Atëherë?

Asgjë, sepse Rama dhe krerët e Partisë Socialiste thonë:

Rroftë Sali Berisha!