Ditët e fundit, një biznesmen i njohur, u detyrua t’u kërkonte ndjesë privatisht disa mediave dhe t’u shprehte pendesë pasi ishte nxitur nga pseudogazetari Elvi Fundo allias Vesho Mallisti për t’i paditur në bllok në gjykatë, lëvizje që iu kthye në bumerang, duke e shtyrë në një përplasje krejtësisht të panevojshme dhe konsumuese energjish, që mund t’i kishte fokusuar në zhvillimin e biznesit. Një tjetër biznesmen është shprehur se e kishte nxitur deri në kufijtë e imponimit ish zyrtari i PD-së Elvi Fundo për të shkruar marrëzira në një padi kundër Prapaskenës, e cila u hodh poshtë nga drejtësia, ashtu si dhjetëra të tjera.
Spiun në tre breza dhe pothuajse 24 nën efektin e kokainës dhe alkoolit, mutacioni mediatik Elvi Fundo monitoron çdo ditë portalet, duke selektuar raportimet që atakojnë biznesmenë të ndryshëm për mashtrim, evazion fiskal, pastrim parash, tendera, koncensione etj. Sapo pikas një lajm negativ për një biznesmen të caktuar, pavarësisht nëse ai e paguan apo jo Fundon, ky i fundit i telefonon dhe gati me një ton urdhërues i kërkon të bëjë padi civile apo penale ose të dyja bashkë.
Me veshët e palosur me para gjobash që kur ishte këshilltar i Ridvan Bodes dhe me hundën e holluar nga përpunimi i ‘mallit’ pa kriter, Elvi Fundo vijon t’i imponohet biznesmenit, duke i sugjeruar avokat dhe duke i rrahur gjoksin se do të ndërhyjë për t’a fituar çështjen. Shumica e refuzojnë me takt dhe Vesho Mallisti, një presonazh me turbulenca të theksuara mendore, e mbyll telefonin duke turfulluar. Por, disa prej tyre, të zënë ngushtë, ndjekin marrëzinë e Fundos, duke u detyruar pas disa muajsh të tërhiqen.
I sëmurë për t’a futur hundën e mallosur në çështje që nuk i takojnë, numri i Vesho Mallistit është kthyer në makth për dhjetëra biznesmenë në Tiranë. Ata që nuk u përgjigjen thirrjeve të tij rrezikojë të telendisen në portalin e tij periferik CNA, në të cilin reflektohen një pjesë e psikozave të tij. Ata që refuzojnë, qoftë edhe me takt, kërkesat e tij, përballen me turfullim. Ata që pranojnë kërkesat e tij, jo vetëm që nuk kanë fituar kurrë një proces gjyqësor, por ekspozohen edhe më shumë mediatikisht.