Ministërja e Arsimit Mirela Kumbaro paralajmëroi disa javë më parë në Kuvend ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë. Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit ka hapur fazën e konsultimeve, ku përfshihen edhe propozimet për ndryshime. Sipas burimeve, një propozim befasues për ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë ka mbërritur nga rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë.
Duke qenë vetë në prag pensioni, Draçini ka kërkuar ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, duke parashikuar rritjen kufirin e moshës së daljes në pension në 75 vjeç. Me këtë propozim që reflekton interesa të karakterit individual, Draçini synon që të shtyjë me rreth 10 vite daljen e tij në pension. Jo vetëm kaq. Xhelandin Draçini synon që përmes ndryshimeve në ligjin për arsimin e lartë të ngadalësojë edhe rotacionin në drejtimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Duke menduar gjithnjë për karrigen e tij, Draçini ka propozuar që rektori të ketë të drejtë të zgjidhet për një mandat të tretë. Ligji në fuqi parashikon që rektori zgjidhet për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm për një mandat të dytë. Xhelo duket se pandeh ligjin e arsimit të lartë me pantallonat e tij, që duhet të qepen sipas masës së tij, duke bërë propozime të karakterit personal.
Vjedhja e bursave të studentëve
Dhjetëra srudentë të Mjekësisë kanë protestuar pasi pavarësisht faktit që kanë kaluar disa muaj prej fillimit të vitit akademik, bursat për studentët e ekselencës dhe atyre të kategorive të tjera në Universitetin e Mjeksisë nuk janë marrë ende.

Sipas VKM-së 903, studentët me mesatare 9-10, përfitojnë një shumë prej 10 000 lekë të reja (100 mijë të vjetra) në muaj, megjithëkëtë sipas ekspertëve, në aspektin ligjor në këtë rast Universiteti i Mjekësisë kanë vepruar arbitrarisht duke mos e ndjekur dhe kjo përbën shkelje të ligjit. Sipas burimeve, paratë e bursave të studentëve i ka devijuar Xheladin Draçini për tendera fiktivë, duke i bërë paratë e studentëve rrush e kumbulla.
Marrëveshje të paligjshme me kompani private
Krahas sagës së tenderave klientelistë, korruptivë dhe për shërbime fiktive, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini ka firmosur disa marrëveshje të paligjshme bashkëpunimi me kompani private për interesa qatazi korruptive. Draçini firmos çdo javë marrëveshje bashkëpunimi ne klinika private, ku në këmbim u kërkon financim për konferencat e universitetit, duke futur një pjesë të parave në xhep.
Marrëveshjet firmosen nga Draçini në cilësinë e Rektorit pa bazë ligjore dhe duke shpërdoruar detyrën. Praktikisht, duke devijuar nga detyrat parësore, Xheladin Draçin ka krijuar një linjë biznesi privat brenda Universitetit të Mjekësisë. Në vijim do të publikojmë çdo marrëveshje bashkëpunimi të firmosur nga Draçini dhe interesat korruptive që reflekton secila prej tyre.
Bllokimi i 400 doktoraturave
Rektori i Universitetit të Mjekësisë në prag pensioni Xheladin Draçini i ka dhënë një goditje karrierës akademike të profesorëve të rinj të Universitetit të Mjekësisë, duke bllokuar për shkaqe xhelozie dhe aferash korruptive rreth 400 kuota doktoraturash për vitin akademik 2025-2026. Pa një vendim të arsyetuar dhe në mënyrë arbitrare, Xheladin Draçini, ka bllokuar doktoraturat, duke shkaktuar edhe një dëm financiar, pasi një doktorant i paguan shtetit gjatë tre viteve të tij të studimeve 6 mijë euro.
Krahas bllokimit të karrierës akademike të profesorëve të rinj nga smira profesionale, pazaret dhe ndoshta edhe nga ankthi i daljes në pension, Draçini heq nga arka e universitetit rreth 2.4 milionë euro. Draçini, i cili nga infermier nisi të ngjiste shkallët e karrierës pas kalimit të dyshuar nga spiun i ish Sigurimit të Shtetit në spiun i SHIK-ut të Gazidedes, e ka kthyer universitetin në zgafellë pazaresh, paligjshmërish, shpërdorimesh, intrigash, përgjimesh, spiunimesh dhe skuthlliqesh.
Bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore
Një tjetër skandal i Xheladin Draçinit në krye të Mjekësisë është bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore, ku studentët e kanë hedhur në gjyq, duke fituar të drejtën për mbajtjen e zgjedhjeve. Bllokimin e zgjedhjeve dyshohet se reflekton interesat e errëta të Draçinit për të diktuar edhe këshillat e studentëve, duke zgjedhur në krye servilë të tij, të besuar dhe mundësisht me ves spiunllëku. Duke braktisur funksionet parësore të parashikuara me ligj, rektori është i fokusuar dhe angazhuar për skuthlliqe, spiunime, intriga, afera korruptive dhe interesa private.
Aferat me tenderat, rrethi klientelist, si ndahen paratë
Pas kalimit nga Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tano Karidi i Mjekësisë ka konsoliduar një skemë korrupsioni me tendera, gjithnjë duke u fshehur pas personazheve të tjerë, me qëllim për t’i shpëtuar goditjes në rast të veprimit të SPAK-ut. Krahas spiunimit, intrigave dhe skuthlliqeve, Tano Karidi i Mjekësisë ka krijuar një rreth klientelist, në duart e të cilit dikton tenderat me pazar në tavolinë, manipulim procedurash, me oferta fituese sa fondi limit, për shërbime fiktive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.


Një nga klientë e Xhelos së Mjekësisë në zhvatjen e parave me tendera është Dritan Çela i Atlantik. Të gjithë tenderat formalë dhe fiktivë për siguracion profesional, siguracion nga sëmundjet dhe aksidentet, sigurimin e aseteve etj., Draçini i paracakon me pazar në tavolinë për kompanitë Atlantik dhe Eurosig. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shërbim konkret me kosto. Thjeshtë tenderohen paratë dhe printohen ca letra. Kalojnë paratë në llogaritë e kompanisë dhe më pas ndahen sipas roleve.

(Janis Karathano)
Një tjetër klient i Draçinit është edhe greku Janis Karathanos i kompanisë Pegasus, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash me koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, me fije korruptive nga Tirana në Holandë. Tano Karidi dhe prestanome i Klod Allajbeut (Karathano) kanë finalizuar së fundmi një aferë 600 mijë euro për gjoja ngritjen e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike, një shërbim fiktiv me qëllim ndarjen e parave publike sipas roleve.

(Renido Petritaj dhe Vilma Nushi)
Renido Petritaj i Rafin Company, një kompani e përjashtuar herë pas here nga pjesëmarrja në tendera për paraqitje dokumetesh false dhe mashtrim me zbatimin e kontratave publike, është një tjetër klient i Xhelos së Mjekësisë, ku kanë finalizuar me pazar në tavolinë një aferë 2.3 milionë euro. Pjesë e sofrës së tenderave të Xhelos janë edhe Vilma Nushi e aferës së Check up-it nën hetim nga SPAK, Frident Kuqi i aferës Bankers nën verifikim nga SPAK për pastrim parash, si dhe Eduart Resuli, Pier Joti, Piro Zoga, Besim Kamberi, Pellumbesha Martini, Erald Dervishi etj.
Pasuria, 250 mijë euro në llogari
Ish infermieri që u bë doktor me letra, pasi askush nuk e njeh për mjek, Xheladin Draçini deklaron se posedon dy apartamente me sipërfaqe 96 m2 dhe 56 m2, deklaruar me çmim disa herë më të ulët se sa vlera reale. Gjithashtu, Tano Karidi i Mjekësisë deklaron edhe një makinë me vlerë më të ulët se sa vlera reale.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë deklaron disa depozita dhe llogari bankare me vlerë rreth 250 mijë euro. Disa sinjalizime sugjerojnë që Draçini është pronar edhe i disa pasurive të tjera, të kamufluar në emër të njerëzve të besuar, të dyshuara si produkt i aferave si Dekan i Fakuletit të Mjekësisë dhe më pas si Rektor i Universitetit të Mjekësisë.
