Hetimet e SPAK / Ky është Janis Karathanos që korruptoi Manastirliun dhe Vilma Bellon për koncesionin 100 milionë euro të laboratorëve, paratë u paguan por nuk ka analiza, lidhjet me Brisin e LSI, ende asnjë arrestim

Investigim

Publikuar: 30/10/2022

Hetimet e SPAK / Ky është Janis Karathanos që korruptoi Manastirliun dhe Vilma Bellon për koncesionin 100 milionë euro të laboratorëve, paratë u paguan por nuk ka analiza, lidhjet me Brisin e LSI, ende asnjë arrestim

Është një nga fytyrat më emblematike të korrupsionit në shëndetësi. Prapaskena publikon për herë të parë foton e greko-shqiptarit Janis Karathanos, përfituesin e koncesionit korruptiv të laboratorëve me vlerë mbi 100 milionë euro si dhe të mbi 80 tendera me vlerë miliona euro, përmes kompanisë Pegasus.

Koncensioni i laboratorëve po hetohet nga SPAK si korruptiv, bashkë me koncensionet e check-up-it të Vilma Nushit me vlerë 120 milionë euro dhe koncensionin e sterilizimit të Ilir Rrapaj me vlerë rreth 80 milionë euro.

Është faktuar se vetëm ish drejtoresha e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpresa Bello ka marrë nga oligarku i ilaçeve Janis Karathano qindra mijëra euro përmes nënës së saj Nazife Bellos, në këmbim të veprimeve ose mosveprimeve të saj, për intetesa të kompanive të Janis Karathano, përfitues qindra milionë eurove parave publike në Shëndetësi.

Nëna e Shpresa Bellos, Nazife Bello, punonte tek kompania e Janis Karathanos me pagë rreth 1 milionë lekë të vjetra në muaj.

Pasi vajza e saj Shpresa Bello u emërua drejtoreshë e rëndësishme në shëndetësi, befas Janis Karathanos ja rrit pagën Nazife Bellos nga 1 milionë lekë që e kishte, në 29 milionë lekë në muajt.

Çfarë ndodhi që Nazife Bellos në prag pensioni i rritet paga nga 1 milionë lekë në 29 milionë lekë?

Jo vetëm kaq. Përveç rrogës që kap shifrën e mbi 350 milionë lekë në vit, Janis Karathano i ka dhënë shpërblim mbi 100 mijë euro vetëm gjatë një viti Nazife Bellos, për gjoja performancë të lartë në punë.

Në fakt ‘performanca’ e Nazife Bellos është roli i të bijës Shpresa Bello si drejtoreshë e rëndësishme në shëndetësi, ku duke vepruar, lobuar ose qëndruar në heshtje, ka ndihmuar Janis Karathano të marrë miliarda në shëndetësi bashkë me koncensionin 100 milionë euro.

Nga ana e tij, Janis Karathano ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë Shpresa Bellos një pjesë të parave të përfituara në mënyrë klienteliste dhe të paligjshme.

Shpresa Shehaj, është gruaja e vëllait të Brisida Shehajt, i cili bashkë me vjehrrën e tij Nafize Bello, punojnë si shefa manaxhimi, kontratash e bilancesh te kompania “Pegasus Shpk” me pronar Janis Karathano, që ka marrë koncesionin e labaratorëve.

Skemë më flagrante korrupsioni nuk mund të ketë. Megjithatë, SPAK nuk ka urdhëruar asnjë arrestim deri më tani.

Nëse Shpresa Bello ka marrë mbi 400 mijë USD vetëm gjatë një viti nga Karathano, po vetë ‘klloçka e madhe’, Ogerta Manastirliu, sa ka marrë?

Roli i Manastirliut. KlSH zbuloi korrupsionin 

Sipas një dosje që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar në SPAK, Ogerta Manastirliu dhe banda e saj në ministri, i kanë dhënë klientit të tyre Janis Karathano koncesionin në shkelje flagrante të ligjit.

Edhe pse Ogerta Manastirliun ishte paralajmëruar nga Banka Botërore që kompanitë e Karathanos ishin të skeduara për aktivitet kriminal në Spanjë dhe si të tilla nuk duhet ta përfitonin koncesionin, sërish Manastirliun, duke shpërdoruar detyrën, ia dha koncesionin Karathanos.

Pavarësisht ndërhyrjeve të paligjshme, lobimeve dhe alarmit të personave të implikuar, SPAK po vijoin hetimet dhe duket se ka rënë në gjurmën e një prej aferave korruptive më serioze në sektorin e shëndetësisë.

Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit janë Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu, Gazmir Vehbi dhe Armila Ali. Por, dy kokat mbi këta zbatues janë Ogerta Manastirliu dhe Janis Karathanos.

Pas tyre qëndrojnë disa seksere dhe sekserë, ish ministra dhe deputetë, të cilët dyshohet se kanë marrë një pjesë të parave.

Koncesionin e laboratorëve e kanë marrë kompanitë Labopharma, Exalab France dhe AB Laboratory Solution BV.

Pas Labopharma dhe AB Laboratory Solution BV qëndron Janis Karathano, i cili është edhe pronar i Pegasus, një nga kompanitë që ka përfituatr më shumë para në shëndetësi.

Komisioni i dhënies së koncesionit të laboratorëve i komanduar nga Manastirliu ka refuzuar të pranojë kundërshtimin e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve (IFC), pjesë e Bankës Botërore, për këtë koncesion.

Korporata Ndërkombëtare të Investimeve kishte kërkuar skualifikimin e grupit të kompanive fituese, pasi njëra kompani e Karathanos ishte në ndjekje penale në Spanjë për aktivitet kriminal, ndërsa kompania tjetër nuk kishte përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të saj. Shkeljet penale janë flagrante dhe kanë sjellë si pajojë vjedhjen e parave publike.

Lekët u dhanë, por analiza nuk ka 

Në fund të muajit maj, në telefonët celularë të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë mbërriti një urdhër me mesazh, përmes së cilit u kërkohej që të mos referonin analiza për pacientët e tyre, me përjashtim të rasteve tejet urgjente.

“Po ju njoftoj se është ezauruar 100% e buxhetit të laboratorit. Ju lutem, njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët, që deri më datë 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me Kod të Kuq,” shkruhet në mesazhin e publikuar në media.

Prej muajsh, lajmërime të ngjashme nuk janë të rralla edhe për mjekët e familjes, shërbimet ambulatore apo disa prej spitaleve rajonale të vendit.

Presioni mbi sistemin shëndetësor vjen si pasojë e kontratës koncesionare të laboratorëve mjekësorë, e cila përcakton tavane mujore buxhetore për spitalet referuese. Nëse numri i analizave tejkalohet, kostot për buxhetin e shtetit rriten.

Shërbimi i laboratorëve mjekësorë është kontrata e katërt e partneritetit publik-privat në sektorin e shëndetësisë dhe parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 13 miliardë lekë ose 114 milionë dollarë në 10 vitet e operimit.

Koncesioni u fituar nga Janis Karathano

Kontrata u fitua nga konsorciumi “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës dhe po zbatohet prej vitit 2020 nga kompania koncesionare “Laboratory Networks”. (Pas kompaniave qëndron biznesmeni Janis Krathano).

Procedurat e Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien e këtij shërbimi me koncesion janë vënë në pikëpyetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe po hetohen për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

“Mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është regjistruar procedimi penal nr.18, datë 31.01.2022 për veprat penale shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike,” tha SPAK.

Ekspertët e shëndetit publik e kritikojnë këtë skemë të partneritetit publik privat me argumentin se po kufizon mundësinë e pacientëve për të bërë analiza.

“Në qoftë se i kufizon pacientit mundësinë për të kryer analiza, praktikisht e ke ekspozuar atë ndaj sëmundjeve kronike ose më sëmundje akute apo sëmundje tumorale, duke rrezikuar direkt jetën e një pacienti,” tha Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik që e ka ndërtuar karrierën në Gjermani.

“Dëmton shëndetin dhe në raste të caktuara e dënon atë me vdekje,” shtoi ai.

Mund të lexoni 

Janis Karathano dhe Klod Allajbeu korruptojnë drejtorin Kristo Racën? Halldupi i ‘gjakut’ dhjetëra milionë euro tendera me famuj korrupsioni për dy oligarkët

Dosja në SPAK / Kompanitë e Janis Karathanos aktivitet kriminal në Spanjë, Manastirliu i dha mbi 100 milionë euro me një dorë

Si e kapën Klod Allajbeu dhe Janis Karathano vajzën ngelëse të Pajtim Bellos