Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato e cila akuzohej për shkelje të barazisë më tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë. Të pafajshëm janë shpallur edhe 9 të akuzuarit e tjerë.
Emrat e të akuzarve që shpallen të pafajshëm
Sonila Qato
Simon Prendi
Elona Gogo
Erdit Salillari
Admir Pahumi,
Nikollaq Mihali
Miranda Shkurti
Arbër Troka
Almir Hoxhaj
Arjana Hasani
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:
1. Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 tä Gjykates se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.
2. Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P per kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
3. Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar
nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale
“Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
– Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar
nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
– Shpenzimet giygësore ne ngarkim te shtetit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026.
/shqiptarja.com