Nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedurash prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. GJKKO pritet të vendosë nëse e pranon kërkesën e spak për kalimin në gjykim të dosjes, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen
Të pandehurit:
Erion Isai Kreu i bashkisë Kolonjë
Eljona Mydini Ish zv. Kryetare e Bashkisë Kolonjë
Erjon Cenko Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Engjëll Dine Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ermal Zylfo Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Armand Tafil Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Muharrem Tartari. Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Shpëtim Liço. Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ergys Verdho Ish kreu i ARRSH
Erald Elezi Ish drejtor në ARRSH
Genti Raça Përgjegjës preventivi në ARRSH
Donikë Shehu Ish specialiste në ARRSH
Klarita Konomi. Ish specialiste në ARRSH
Nikollaq Mihali. Specialisti në ARRSH
Erdit Salillari. Përgjegjës sektori në ARRSH
/shqiptarja.com