Gent Progni shpërthen ndaj Vesho Mallistit: O fundërrinë gjobaxhi, hajdut i parave të Olldashit

Aktualitet

Publikuar: 18/05/2026

Gent Progni shpërthen ndaj Vesho Mallistit: O fundërrinë gjobaxhi, hajdut i parave të Olldashit

Programuesi dhe eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni, pasi qëndroi për rreth gjashtë orë përpara grupit hetimor dhe prokurorëve të SPAK këtë të hënë, ka shpërthyer ndaj ish zyrtarit të PD-së, Elvi Fundo, i njohur gjerësisht si Vesho Mallisti, një mutacion mediatik dhe gjobaxhi ordiner. Progni shkruan se ish këshilltari gjobaxhi i Ridvan Bodes, ka vjedhur paratë e Sokol Olldashit, se është paguar nga AKSHI dhe se nisi të sulmonte grupin kriminal të AKSHI-t pasi i ndërprenë reklamën, siç bën zakonsisht Vesho me çdo subjekt që e paguan.

Reagimi i Prognit erdhi pasi Elvi Fundo shkroi në portalin e tij periferik se “Gent Progni ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karcanajt. Më pas, ai filloi denoncimet pasi nuk i dhanë më punë apo nuk i bënte dot nga paaftësia, këto dhe të tjera pritet të zbardhen nga SPAK“. Programuesi dhe eksperti i IT-së Gent Progni parlajmëron një përgjigje më të detajuar në vijim për Elvi Fundon.

Kur del nga spak i lodhur dhe shef rq te tille qe kane ne dore media… o fund-errine, une as skam marre pune dhe as nuk kam qene ndonjehere bashkepunetore i tyre o FUND-errine . Po ty te paguan Theodhoriu dhe vazhdon ti lepish tajaren dhe fillove te flisje kur te hoqen reklamat per AKSHIN. O palaco! Elvi Fund-errina gjobaxhiu do te me perlyej imazhin tim me shpifje, mos ki merak se do ta qendis une nje pergjigje te bukur o hajduti i lekeve te Olldashit“, shkruan Progni.

Ndërkaq, në dalje nga ambientet e SPAK, Progni nuk preferoi të japë detaje lidhur me dëshminë e tij apo me çështjen që po hetohet, duke u shprehur shkurtimisht se bëhet fjalë për sekret hetimor. Progni është ndër personazhet publikë që ka denoncuar vazhdimisht abuzimin me tenderat dhe favoret që u jepeshin disa biznesmenëve të lidhur me kupolën drejtuese të institucionit, edhe përpara se atje të mësynte SPAK.