Anea Llazi është biznesmeni që u gjobit nga Laert Haxhiu me 1 milion euro? Përlau 17 milionë euro nga buxheti i shtetit me tendera të dyshimtë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 15/05/2026

Anea Llazi është biznesmeni që u gjobit nga Laert Haxhiu me 1 milion euro? Përlau 17 milionë euro nga buxheti i shtetit me tendera të dyshimtë

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, vijoi dje dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut. Gjatë dëshmisë ai ka deklaruar se Laert Haxhiu i kanë vendosur edhe një gjobë prej 1 milionë euro një biznesmeni në qytetin e Lushnjës. Tafani thotë se biznesmeni quhej Enea.

Ne i kishim vënë gjobë një bizesmeni në lushnje një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milon euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë “mustaqe kuqi”. Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”. Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Bizesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea por mbiemrin s’ja kujtoj“, tha ai.

Sipas burimeve, biznesmeni të cilit Laert Haxhiu i ka vendosur 1 milionë euro gjobë dyshohet se është Anea Llazi nga fshati Bishqethem i Lushnjës. Vëllezërit Anea dhe Aldi Llazi janë pronarë të kompanisë së ndërtimit “LLAZO”. Ka dyshime se pas vëllezërve Aldi dhe Anea Llazi, të cilët kanë nga 50 % të aksioneve të firmës “LLAZO”, janë edhe politikanë me lidhje të forta në qarkun e Fierit apo edhe deri sipër në qeveri. Këto lidhje i kanë ndihmuar që të fitojnë lehtësisht para publike, madje me procedura tepër të dyshimta, megjithëse edhe SPAK-u ka hetuar.

Gjatë 5 viteve të fundit, kompania Llazo e vëllezërve Llazi nga Lushnja ka përfituar e vetme rreth 17 milionë euro tendera nga buxheti i shtetit, përmes tenderave të dyshimtë, me paracaktimin dhe shpesherë duke mashtruar me zbatimin e kontratave publike. Grupi i Laert Haxhiut duket se ka pasur informacion për lëvizjen e parave nga buxheti i shtetit në llogaritë e kompanisë së vëllezërve Llazi.